ARKATANA

LDK nuk jep shenja të reformës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës deri të dielën në orën 19:00 fuqishëm besonte se do t’i fitojë zgjedhjet e 8 qershorit. Pas kësaj ore nuk u pa gjëkundi deri të hënën pasdite kur kreu i saj Isa Mustafa e mblodhi kryesinë e partisë për të diskutuar rezultatet.

Në momentin që u bë publik njoftimi për mbledhje, nisën edhe raportimet nëpër media se Mustafa mund të ofrojë dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Fundamenti

Por në fakt pas takimit doli diçka tjetër. Isa Mustafa as që dha sinjale se po mendon dorëheqjen pas humbjes me një dallim prej 35 mijë votash ndaj PDK-së. “Kemi punë shumë më të rëndësishme me bo tash, do të punojmë do të angazhohemi në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona, zgjedhjet i kemi në vjeshtë të këtij viti, dhe çështja e zgjedhjeve është çështje tjetër”, ka deklaruar Mustafa.

Mirëpo, kur pyetet se pse nuk do të japë dorëheqje, ai gjen një arsyetim interesant; thotë se subjekti që e drejton është më i madhi në vend. “Ne si parti kemi dalë, krahasuar me PDK-në, parti e parë, mirëpo meqenëse atje kemi një koalicion, rezultatet janë të tilla, prandaj mbetet që të presim certifikimin e rezultateve dhe të reflektojë më mirë”, ka thënë mes tjerash ai…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.