RCCOLA

LDK nuk do të punojë si kjo qeverisje e tanishme

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Isa Mustafa në takimet e shumta që ka pasur në Karadak ka thënë se LDK nuk do të bëjë ndarje të rrugëve,apo ndriçimeve sepse për ne bindjet politike nuk mund të ndikojnë në dëm të jetës së qytetarit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasdite ka qëndruar në Gjilan dhe në disa fshatra të Grykës së Karadakut ku në Shtëpinë e Kulturës “Idriz Seferi”, në Zhegër,është pritur nga një numër i madh i qytetarëve.

Isa Mustafa fillimisht është pritur në Degën e LDK së Gjilanit ku edhe ka vendosur lule tek Shtatorja e heroit Agim Ramadani .Tutje, Mustafa ka bërë nderime edhe tek busti i heroit, Mulla Idriz Gjilanit, në fshatin Velekincë, varrezave të martirëve në Llashticë e Lladovë si dhe Varrit të Idriz Seferit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë

Sipas zyrtarëve të LDK-së së Gjilanit, kjo vizitë e liderit të tyre, ka dhe një simbolikë të veçantë, jo pse është vizita e parë e tij në Grykën e Karadakut, po pse zhvillohet më 24 Maj – Ditën e Presidentit, ditë kjo e vendosur prej Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, i cili pat vizituar këtë Grykë të Karadakut, përkatësisht Zhegrën, më 17 qershor të vitit 2000.

UBT

Në Zhegër të Gjilanit, Mustafa është pritur ngrohtësisht në familjen e Agim Ramadanit. Duke folur para shumë qytetarëve në shtëpinë e kulturës ,Mustafa ka thënë se LDK nuk do të bëjë ndarje të rrugëve, apo ndriçimeve ashtu siç po vepron kjo qeverisje e tanishme. “Për ne bindjet politike nuk mund të ndikojnë në dëm të jetës së qytetarëve sepse qytetari do të respektohet dhe nderohet e jo të ndëshkohet”

Mustafa ndërkaq ka thënë se i tërë Karadaku është i djathtë ashtu siç është edhe LDK-ja e cila ka një program plotësisht të djathtë. Sipas Mustafës me ardhjen në pushtet të LDK-së kjo parti parasheh ta ndërrojë edhe himnin e flamurit duke e zëvendësuar me atë të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Mustafa është shprehur i kënaqur me interesimin e madh të qytetarëve në Zhegër dhe ka kërkuar prej tyre, por edhe prej zyrtarëve të degës së LDK-së në Gjilan që të punojnë më shumë për ta bindur qytetarin se LDK gjithmonë ka ditur dhe është e aftë të marrë përgjegjësi të reja për të mirën e Kosovës dhe vendit ./rajonipress/