FITORJA

LDK: Nëse kalon Demarkacioni i 2015-s, do të kërkohet përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në përfundim të afatit për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE, nga Qeveria paralajmërohet gjetja e një ‘zgjidhjeje’.

Sipas tij, është e qartë se me këtë ‘zgjidhje’ zyrtarët e Qeverisë ju referohen neneve të marrëveshjes së vitit 2015, të cilët garantojnë rishikimin e saj në rast se paraqiten fakte të reja.

“Ta kenë të qartë se nëse kjo ‘zgjidhje’ është ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2015, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare të liberalizimit të vizave, djegies së institucioneve dhe dëmtimit të imazhit publik të Kosovës. LDK-ja e voton marrëveshjen e demarkacionit, por ata që kanë ardhur në pushtet duke kundërshtuar me dhunë këtë marrëveshje, duhet t’ju kërkojnë falje kosovarëve. Ata duhet që menjëherë pas ratifikimit të marrëveshje, ta dorëzojnë pushtetin tek sovrani, i cili me një votim të ri do të vendosë se kush duhet ta udhëheq Kosovën drejt të ardhmes evropiane”, ka shkruar Hoti.

Mobi Casa

Ish-kandidati i LDK-së për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni ekzistues qeverisës ka ardhur në pushtet për të marrë ‘vendime të mëdha’.

“Duket se i vetmi vendim i madh që ju ka mbetur të marrin është ‘kërkimi i faljes’ ndaj qytetarëve për dëmin që ju kanë shkaktuar. Sigurisht se për këtë vendim të madh të kërkim faljes duhet shumë guxim qytetar dhe intelektual”, ka thënë Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.