LDK në zgjedhje pa kuvend zgjedhor

Udhëheqja aktuale e Lidhjes Demokratike të Kosovës synon t’ia shuajë ambiciet ish-kryetarit Fatmir Sejdiu për të ardhur në krye të partisë, të paktën para organizimit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të mbahen këtë vit.
Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, ka konfirmuar të martën për Tribunën se LDK do të hyjë në zgjedhje parlamentare me udhëheqjen aktuale, ndërsa pas zgjedhjeve parlamentare ka thënë se do të mbahen zgjedhjet partiake.
Por, mosmbajtja e zgjedhjeve në LDK deri në vjeshtën e vonë kur pritet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, sipas kryetarit të nderit në LDK, Fatmir Sejdiu, është kundrastatutare dhe mund të sjellë pasoja, pasi, sipas Sejdiut, anëtarësia e LDK-së po kërkon ndryshime përmes zgjedhjeve.
Nga ana e tij, nënkryetari Haki Rugova ka thënë se LDK-ja do të punojë dhe do të angazhohet që brenda afateve statutare të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve partiake…(Tribuna).