RCCOLA

LDK në Viti si partner qeverisës e sheh vetëm VV

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dega e LDK-së në Viti me qëllim të informimit të qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të vet, sqaron se Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti si partner të vetin qeverisës e sheh vetëm Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një njoftim të degës së LDK-së në Viti thuhet se hapat e parë për këtë bashkëpunim tashmë kanë filluar. “Ne e shohim si partnerin tonë këtë subjekt politik sepse përputhemi me idenë se Vitia ka nevojë për ndryshime. Kjo ka qenë edhe motoja jonë gjatë fushatës zgjedhore”.

UBT

Dega e LDK-së bën të ditur se nuk do të lidh asnjë koalicion me partitë që në parim kanë për qëllim rehatimin e tre ose katër personave gjë që ka ndodhur në këto vitet e fundit.

Dega e LDK-së në Viti deklaron se koalicionin më të fuqishëm e shohim me qytetarët të cilët edhe me 3 nëntor na mbështetën fuqishëm thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/