RCCOLA

LDK në Viti mobilizohet për zgjedhjet nacionale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Është në interes të qytetarëve fitorja e LDK-së në zgjedhjet nacionale, sepse e vetmja LDK-ja garanton prosperitet dhe mirëqenie për qytetarë. Me LDK-në zhvillimi ekonomik është më se i sigurt ka thënë Sokol Haliti kryetar i LDK-së në Viti dhe kryetar komune në një takim me aktivistët e pesë nëndegëve të këtij subjekti politik.

Në vazhdën e aktiviteteve të degës së LDK-së në Viti të cilat po mbahen në kuadër të planit të punës të miratuar nga kryesia e degës së LDK-së në Viti, mbrëmë ajo mbajti një takim pune me kryesitë e pesë nëndegëve të fshatrave: Smirë, Germove, Verban, Sadovine e Jerlive dhe Goshice, raporton rajonipress.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, i cili në fjalën e tij tha se është në interes të qytetarëve fitorja e LDK-së në zgjedhjet nacionale, sepse e vetmja LDK-ja garanton prosperitet dhe mirëqenie për qytetarë ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Sipas tij me LDK-në zhvillimi ekonomik është më se i sigurt. Ai bashkëbisedoi edhe për zhvillimet në pushtetin lokal ku theksoi se qeverisja aktuale po mirëpritet nga popullata e komunës sonë dhe ndryshimet kanë filluar të shihen me të madhe.

Ai ftoi aktivistët për mobilizim të shtuar të aktivisteve edhe anëtarësisë në mënyrë që LDK në Viti t`i fitoj edhe zgjedhjet nacionale.

Në fund të këtij bashkëbisedimi Haliti ka paralajmëruar edhe kalime të reja në degën e LDK-së në Viti, të cilat priten të realizohen ditëve në vijim. Vlen të theksohet se takime të tilla dega e LDK-së në Viti do të ketë edhe ditëve në vijim thuhet në njoftimin e zyrës për informim të LDK-së në Viti./rajonipress/