ARKATANA

LDK në Kamenicë kundër iniciativës së Qëndron Kastratit rreth reformave në arsim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë në bashkëveprim me delegatët e LDK-së në Kuvend Komunal dhe qytetarët e komunës së Kamenicës është kategorikisht kundër iniciativës së Kryetarit të komunës, Qendron Kastrati që në emër të reformave në arsim ka paraparë mbylljen e shumë shkollave në komunën e Kamenicës, fuzionimin e nxënësve dhe punëtorëve arsimor vetëm në disa objekte shkollore, lënien pa punë të mbi 200 punëtorëve arsimor me kontrata të rregullta të punës, ku si pasojë e kësaj rrezikohet edhe jeta e fëmijëve tanë, rrezikohet shëndeti i fëmijëve tanë, shkaktohen dëme materiale të pa parashikuara të objekteve të shkollave të mbyllura dhe atyre në funksionim, ku me vite të tëra janë ndërtuar shkolla duke filluar me vet kontribut tē qytetarëve dhe duke u financuar më pastaj me buxhet të komunës e buxhet të Kosovës, por shumë shkolla janë ndërtuar edhe nga organizata të ndryshme humanitare ndërkombëtare thuhet në reagim.

Si pasojë e kësaj mund të rritet edhe më shumë shpërngulja e qytetarëve edhe ashtu pak të mbetura në fshatrat e malësisë të komunës tonë, por kur mungon edhe shkolla mund të nxitet shpërngulja edhe e pjesës së qytetarëve në fshatrat e rrafshëta të komunës tonë. Nuk është problemi i arsimit në komunën e Kamenicës, por është problemi i mos zhvillimit ekonomik dhe i pa punësisë.

Kjo ide mund të iniciohet pas shumë viteve nëse shteti i Kosovës forcohet dukshëm në aspektin e zhvillimit ekonomik, zvogëlimit gati deri në masën zero të pa punësisë dhe ngritjes së standardit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Fundamenti

Kryetari i komunës me keqardhje është i pa informuar për specifikat e komunës së Kamenicës dhe sikur po i duken shkollat që ato kanë bije aty ky janë, mirëpo qytetarët vendas të komunës tonë vet e dijnë që këto shkolla janë ndërtuar me mund dhe sakrifica të mëdha.

Kryetari i komunës më e arsyeshme është me kërkuar më shumë përkrahje nga niveli qendror i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe donatorë ndërkombëtar për me rikthyer jetën edhe në fshatrat rurale me mbijetesën e shkollave dhe qytetarëve duke iu ofruar infrastrukturë rrugore dhe donacione për bujqësi e ekonomi sepse shpërngulja e boshatisja e popullatës shqiptare gjithmonë ka qenë projekt i ish pushtetit serb dhe është shumë keq ky projekt me u realizuar me ndihmën e institucioneve të Kosovës pas 20 viteve në Kosovën e lirë përfundon reagimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.