Hidromorava

LDK në Gjilan publikon super-skandalin me bursat e studentëve dhe parregullsitë në DKRS

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, sot mbajti konferencë për medie lidhur me skandalet e fundit në Komunën e Gjilanit, respektivisht, në Komisionin e Bursave dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Anëtarët e Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu, paraqitën para qytetarëve gjetjet e shkeljeve dhe parregullsive në këtë Komision dhe drejtorinë përkatëse.

“Udhëheqja komunale ta marrë përgjegjësinë për ndërhyrje në Komisionin e Bursave”- tha Gentrit Murseli para medieve.

Me datë 08.06.2022, në zyrën e Komisionit të Bursave është mbajtur një mbledhje e Kryetarit të Komunës. Në këtë rast dosjet e studentëve së bashku me laptopin e punës janë zhvendosur në një pjesë tjetër. Ngatërresa e dosjeve e ka rikthyer procesin në pikën fillestare.

Anëtarët e LDK-së në Komisionin e Bursave, Gentrit Murseli dhe Aferdita Balaj, po kërkojnë që në një procesverbal të veçantë të shënohet e gjithë ngjarja dhe të merret përgjegjësia për çkado që mund të ketë ndodhur.

“Procesverbali duhet të nënshkruhet nga vetë akterët në mënyrë që komisioni të vazhdojë punën intensivisht dhe publikimi i listës të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Anëtarët e LDK-së janë në gatishmëri të plotë për angazhim maksimal gjatë këtij procesi të vështirë”- përfundoi Murseli gjatë adresimit të tij.

Jo më pak skandaloze është edhe puna në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Jeni dëshmitarë tash e 7 muaj të shkeljeve të ndryshme të bëra në Komunën e Gjilanit, respektivisht, në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.

“LDK konsideron të paaftë këtë Drejtori, e cila nuk arrin për 5 muaj ta mbyll një thirrje publike, e për 7 muaj ta sjell një raport financiar, të kërkuar qysh në seancën e parë të Kuvendit Komunal. Kërkojmë edhe sot publikisht, ashtu siç kemi kërkuar që nga fillimi, të sjelljet i detajuar financiarisht raporti i Flakës së Janarit”, ka thënë Gresa Avdiu, këshilltare komunale.

Mobi Casa

“Sa i përket thirrjes së parë publike, e cila bëri bujë të madhe edhe atëkohë, ne kërkojmë publikimin e vendimit për shkarkimin e Komisionit Vlerësues dhe rekomandimin apo vendimin e Komisionit të Ankesave edhe pse nuk e dimë as përbërjen e Komisionit te Ankesave. Pra, anulimi i thirrjes është bërë prej presionit publik dhe jo prej vlerësimit të Komisionit të Ankesave” – tha Avdiu para qytetarëve.

Kryetari i Komunës, me datë 04 maj 2022 merr vendim për emërimin e Komisionit Vlerësues për thirrjen publike të OJQ-ve të datës 08 prill 2022. Në bazë të Rregullores 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve neni 8, pika 5 thuhet:

“Komisioni Vlerësues themelohet gjatë kohës sa thirrja publike është e hapur dhe emrat e anëtarëve të Komisionit Vlerësues bëhen publik brenda shtatë (7) ditëve pas themelimit të komisionit.”

“Ky vendim për emërimin e Komisionit Vlerësues nuk është bërë publik brenda afatit të përcaktuar në Rregulloren 04/2017. Publikimi i vendimit është bërë me datë 01.06.2022, që nënkupton tri javë pas afatit të përcaktuar. Lista preliminare e përfituesve nga thirrja publike është publikuar me datë 01.06. 2022, pra në të njëjtën datë kur është bërë publik edhe emërimi i Komisionit Vlerësues. Ky dokument, pra lista preliminare, i referohet datës 19.04.2022, datë në të cilën Komuna e Gjilanit, respektivisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka pasur asnjë thirrje publike”, tha ajo.

Avdiu tha para gazetarëve se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është zotuar se për sektorin e rinisë do të ndajë 25.000€, por në realitet ka ndarë 11.000€, madje OJQ-ve që nuk janë të profilizuara për këtë sektor, OJQ-ve pa titull të projektit, OJQ-ve që me të njëjtat projekte kanë fituar më herët në sektorin e sportit.

“Është tejet e padrejtë që asnjë OJQ rinore që funksionon brenda territorit të Gjilanit të mos përfitoj nga kjo thirrje publike.”- tha Avdiu.

Në këto parregullsi nuk ka mbetur keq teatri. Pa përfunduar procesi i plote i vlerësimit për drejtor të teatrit, pra, para intervistimit me gojë dhe pas përfundimit të vlerësimit me shkrim, është anuluar ky konkurs.

Nuk është publikuar as Vendimi për Konstituimin e Këshillit Drejtues të Teatrit. Pra, vendimi i datës 04.04.2022, për Këshillin Drejtues të Teatrit, nuk është i publikuar askund. E çuditshme është se Kryetari i Komunës e anulon konkursin me arsyen se Vendimi për emërimin e Këshillit Drejtues të Teatrit i datës 04.04.2022 nuk është ne harmoni me nenin 11 paragrafi 4 të Ligjit për Teatrot Nr.04/L- 106, sepse njëri prej 5 anëtarëve të Këshillit duhet të jetë përfaqësues i Komunës, derisa me datën 04.04.2022, kryetari vet e ka nënshkruar konstituimin e këtij Këshilli.

“Ka shumë parregullsi tjera që mund të theksohen sot, por, si LDK nuk e kemi parë të mjaftueshme vetëm konferencën për medie. Andaj, dje kemi mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme mbi këto tema, e cila pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme”- përfundoi Gresa Avdiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.