LDK : Në Gjilan do të mbizotërojë Ligji e Demokracia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dita e hënë është ditë falënderimi për gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit. Kandidati fitues për kryetar komune nga radhët e LDK-së në Gjilan , Lutfi Haziri dëshiron t`i falënderon të gjithë qytetarët gjilanas, gjithë ushtarët e Ibrahim Rugovës për besimin e tyre të treguar ndaj LDK-së dhe Lutfi Hazirit si kandidat për kryetar.

Me votimin e djeshëm ju dëshmuat që në Gjilan duhet të mbizotërojë Ligji, Demokracia dhe Integrimi i qytetit. Dëshiroj që nga zemra t’ju falënderoj gjithë juve që na besuat këtë fitore plebishitare në këto zgjedhje. Me një qetësi të madhe, me besim në Zot, familje e fitore ju dëshmuat qytetari dhe kulturë duke votuar masovikisht pa as më të voglin problem. Edhe pse u munduan të na ndalin, duke bllokuar gjithçka, duke mos na lejuar stadiumin e qytetit, ne bashkërisht ia dolëm kthyem kohën e artë të Ibrahim Rugoves, vulosëm me mbi 20 mijë vota vullnetin tonë për të ndryshuar për të mirë vendin tonë, andaj u jam mirënjohës.

Eco Higjiena

LDK vlerëson se këto zgjedhje janë tregues se demokracia nuk blihet as nuk mësohet , por kërkon vlerë siç është fitorja e LDK-së.

“Gjilani nga sot e tutje do i kthehet qytetarëve Gjilanas fitorja është e juaja, sepse vet ju e dëshiruat një gjë të tillë duke votuar LDK-në dhe Lutfi Hazirin për kryetar legjitim tuajin. Ju mirëpres që bashkërisht të punojmë për ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/