United Hospital

LDK ndjek modelin e PDK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgatitur që njerëzit më të fuqishëm në qendër t’i kthejë nëpër vendlindjet e tyre, për të garuar për kryetarë të komunave. Burime të Express kanë thënë se Avdullah Hoti, Arben Gashi, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Imri Ahmeti e Sadri Ferati janë disa nga emrat që do të garojnë për t’i udhëhequr qytetet e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës po planifikon ta ndjek modelin e PDK’së duke i detyruar zyrtarët më të lartë që të kandidojnë në garën për kryetarë komunash. PDK këtë model e kishte aplikuar në zgjedhjet e vitit 2007.

Burime të Express kanë treguar se Lideri i LDK’së, Isa Mustafa po e konsideron si opsion që Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti ta kandidoj për Kryetar të Rahovecit.

Në planet e Isa Mustafës janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët do të kthehen në vendlindjet e tyre për të kërkuar votën për kryetarë komune.

“Arben Gashi pritet të kandidoj për udhëhequr me Pejën, Lutfi Hazirin me Gjilanin, Armend Zemaj me Deçanin, Imri Ahmeti me Lipjanin e Sadri Ferati me Mitrovicën”, ka thënë njëri nga udhëheqësit aktual të LDK’së, për Gazetën Express.

Por, Partia e dytë është duke menduar edhe për anëtarët e shoqërisë civile.

Mobi Casa

“Nëse pranon e pranon propozimin tonë, Haki Abazin do ta kandidojmë për të udhëhequr me Ferizajn”, ka thënë zyrtari, pa dashur t’i përmendet emri në gazetë.

Zyrtarisht në LDK nuk kanë dashur të përmendin opsionet e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave.

Deputeti i LDK’së, Sadri Ferati ka thënë se nuk dëshiron të komentojë një ide të tillë, meqë nuk ka biseduar me askënd për këtë çështje.

“Nuk kam qenë pjesë e këtyre bisedimeve dhe njëherë për njëherë nuk kam koment”, ka thënë Ferati, për Express, të shtunën.

Modelin e njëjtë PDK e pati ndjekur në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit 2007. Në atë kohë, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi, Bajrush Xhemajli e Fatmir Limaj patën kandiduar për të udhëhequr me Pejën, Suharekën, Mitrovicën, Ferizajn e Prishtinën. Këtë garë e patën fituar vetëm në Ferizaj e Mitrovicë.

Ndërkohë, edhe AAK në zgjedhjet e fundit lokale ka ndjekur një model të tillë, duke kandiduar me Ahmet Isufin, Blerim Kuçin,

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.