LDK “ndihet” e relaksuar që Komuna ka shlyer borxhet

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Ndjehemi të relaksuar që tashme Komuna e Gjilanit nuk do të merret me borxhe,por do të jetë në shërbim të projekteve për të ardhmen thotë Arben Mehmeti.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal është ndier i relaksuar kur ka dëgjuar nga Hatixhe Daku se Komuna e Gjilanit tashmë i ka shlyer shumicën e borxheve ndaj operatorëve ekonomik.

“Ne si grup politik më i madhi në Kuvend, ndjehemi të relaksuar me faktin se komuna e Gjilanit nuk do të merret me borxhe,por do të jetë në shërbim të projekteve për të ardhmen sepse ky fakt është interes qytetarë edhe i yni edhe i LDK-së” thotë në një letër Mehmeti drejtuar Hatixhe Dakut.

Mehmeti duke u bazuar në deklarimin e Dakut në Rajonipress ka kërkuar nga kjo e fundit një informatë të hollësishme rreth operatorëve ekonomik.”Ne kemi informacione se komuna ka edhe shumë obligime të pakryera në raport me operatorët ekonomik, sipas kontratave të nënshkruara dhe për këtë do të dëshironim të jemi të informuar gabimisht” shkruan Mehmeti.

Uji Dea

Mehmeti e ka përkujtuar Dakun se pas datës 16 maj, pra nga dita e deklarimit të saj,nuk pritet të ketë kërkesa të borxhlinjve dhe të operatorëve ekonomik.”Tash e tutje shpresojmë që të mos paraqitet ndonjë kërkesë për pagesë të ndonjë borxhi,sepse pagesa e borxheve të faturave të kaluara para deklarimit publik, tash e tutje është shkelje e rëndë e përgjegjësisë dhe autoritetit publik”.

Mehmeti ka kërkuar nga Daku një raport të detajizuar dhe një specifikacion për pagesat e kryera ndaj kompanive. Mehmeti ka kërkuar edhe sqarime rreth kontesteve gjyqësore me ndonjë operator ekonomik.

Ndryshe, Hatixhe Daku drejtoresh e prokurimit ka thënë se zyra e saj ka qenë dhe është gjithmonë e hapur dhe transparente. “Çdo subjekt politik ka qasje dhe mundësi për t`i parë materialet dhe tërë dokumentacionin që i duhet në zyrën e prokurimit”ka thënë Daku./rajonipress/