KKVITI

LDK nderon me mirënjohje veteranët e arsimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Forumi i gruas i degës së LDK-së, në Gjilan, për nder të festës së mësuesit mbajti takim me arsimtaret e Gjilanit, e në te cilin aktivitet me mirënjohje nderoi veteranët e arsimit Gjilanas.

Valentina Bunjaku – Rexhepi kryetare e FG-LDK-se, dega në Gjilan duke uruar mësuesit tha se urimet e para dhe mirënjohja më e thellë do të jetë për mësueset në pension, gjithmonë do të gëzojnë respektin tonë më se të merituar.

“Do të dëshiroja që sot të shprehim homazhe të veçanta për ato mijëra mësuese që nuk janë sot midis nesh. Puna e tyre do të kujtohet ngaherë me respekt dhe admirim të përjetshëm. Ato dhe puna e tyre vetëmohuese janë “gurët e themelit” të shtetit tonë, apo siç thoshte Presidenti ynë Ibrahim Rugova: “Mendja e një kombi është arsimi, dhe kjo thënie lapidare përcaktoi rrugën që duhej ndjekur nga arsimtarët si dhe trajektoren e historisë”.

Fundamenti

Bunjaku tha se nëna, është inspiruesja më e madhe e dashurisë, pas saj është mësuesja, ajo ka influencë të pafund në jetën dhe në personalitetin e çdo fëmije, dhe asaj ne i dedikojmë pa fund mirënjohje të përjetshme.

“Pa dyshim që në këto 23 vite, nëse dikush ka një kontribut të jashtëzakonshëm, ato janë mësueset, edhe pa folur, edhe pa u shfaqur, edhe brenda shtëpisë, edhe tek shkolla ku jep mësim, kurrkush më shumë se ju nuk e do demokracinë dhe paqen, kurrkush më shumë se ju nuk kundërshtoi dhunën, kurrkush më shumë se ju nuk kërkoi të drejtën”.

Bunjaku shtoj se në këtë ditë festive, do të dëshiroja t’u kushtojmë së bashku edhe mendim të veçantë një kategorie nxënësish, të cilët, të shtrënguar nga rrethana sociale të pafavorshme, janë të detyruar të braktisin shkollën. “Është krejtësisht e papranueshme që për arsye ekonomike, këta fëmijë të privohen nga e drejta universale njerëzore nga e drejta për arsimim. U bëj thirrje institucioneve shtetërore që të marrin gjithë përgjegjësitë e duhura dhe të bëjnë të pamundurën për shkollimin e tyre”/rajonipress/