RCCOLA

LDK merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion nga LDK, i kryesuar nga Lutfi Haziri, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, dhe dr.Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së LDK-së, të hënën dhe të martën ka qëndruar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane dhe në takimin e liderëve të Partive Popullore Evropiane.

Ky është takimi i dytë me radhë që LDK merr pjesë prej se është pranuar anëtare në këtë grupim më të madh politik evropian njofton Saranda Bllaca.

Në takim u diskutuan problemet me të cilat po ballafaqohen vendet e BE-së duke u përballur me krizën ekonomike që ka kapluar sidomos disa prej këtyre vendeve.

Në takimin e Asamblesë Politike u diskutua edhe për funksionalizimin e Unionin të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, si trupë brenda Partive Popullore Evropiane që adreson çështjet që kanë të bëjnë me bizneset e vogla dhe të mesme. Forumi i Bizneseve i LDK-së së shpejti pritet të aplikoi për anëtarësim në këtë union.

RCCOLA

Gjatë Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane, një takim i veçantë u organizuar për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e vendeve ballkanike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zoti Haziri në emër të LDK-së foli për zhvillimet politike në Kosovë dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Këto probleme me të cilat po ballafaqohet Kosova, sipas Hazirit, vijnë jo vetëm nga mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e BE-së, por edhe nga problemet e brendshme që ka Kosova në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore dhe të demokracisë e shtetit ligjor.

Pjesëmarrja e LDK-së në takime të nivelit të tillë, ku marrin pjesë liderët e shumicës së vendeve të BE-së që vijnë nga Partitë Popullore Evropiane, i hap rrugë Kosovës që me qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK të përshpejtohet procesi i integrimit të Kosovës në strukturat evropiane./rajonipress/