Fundamenti

LDK me kohë ka paralajmëruar depresionin ekonomik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – LDK dega në Gjilan solidarizohet me të gjitha ato biznese mikroekonomike që janë shumë në komunën tonë dhe vazhdojnë ta mbyllin aktivitetin e tyre çdo ditë e më shumë për arsye të jo konkurrencës së drejtë nga peshqit e mëdhenj dhe i garanton këto mikrobiznese se në çdo moment është afër tyre për t’i dëgjuar hallet dhe dertet e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega Gjilan (LDK) ka reaguar ndaj vleërsimeve që ka dhënë Qemajl Mustafa rreth gjendjes ekonomike në komunën e Gjilanit .

Në reagim thuhet se ka shumë kohë përpara kur LDK dega në Gjilan ka paralajmëruar depresionin ekonomik që ky njeri e ka futur komunën, kemi konstatuar shumë vërejtje dhe parregullsi në institucionet komunale në të gjitha nivelet.

Keqpërdorimet e shumta në tenderë, miliona euro obligime operatorëve ekonomik e shumë gjëra tjera të parregullta që ka bërë ky pushtet dhe vazhdon të bëjë.

Reagimi i fundit i kryetarit të komunës, për mikroekonominë vendore nuk është gjë tjetër vetëm se farsë e vjetër e këtij njeriu që vet me vendimet dhe lejimet absurde të tij i ka shkaktuar humbje të mëdha bizneseve mikroekonomike të Gjilanit.

LDK dega në Gjilan solidarizohet me të gjitha ato biznese mikroekonomike që janë shumë në komunën tonë dhe vazhdojnë ta mbyllin aktivitetin e tyre çdo ditë e më shumë për arsye të jo konkurrencës së drejtë nga peshqit e mëdhenj dhe i garanton këto mikrobiznese se në çdo moment është afër tyre për t’i dëgjuar hallet dhe dertet e tyre.

Uji Dea

I pari i komunës për t’i bërë qejf vetes dhe militantëve të tij me listë në xhep i punësoj një pjesë të rinjve në këto qendra të mëdha tregtare dhe varfnoj shumë familje gjilanase, mbylli shumë biznese të tyre në komunë.

Sipas LDK-së kreu i komunës nuk skuqet kur përmend emrin e Agmia dhe harron me dashje se aty operon njeri peshk i madh siç i quan vet i pari i komunës.

LDK kërkon nga kreu i komunës ta bëjë një xhiro në këmbë nëpër qytet dhe jo me xhipin e tij dhe të shoh me sytë e tij se sa mikrobiznese në ditë mbyllin veprimtarin e tyre për shkak të konkurrencës jo të drejtë në treg.

Mos harroni zoti kryetar se LDK kupton shumë drejtë dhe mirë konkurrencën e lirë në treg, por edhe ne ju kujtojmë juve se fillimisht Gjilani është i Gjilanasve dhe pastaj i tjerëve.

Ne si LDK nuk habitemi me ju personalisht sepse ju keni shumë vite që nuk jeni banor i Gjilanit thuhet në reagimin e degë së LDK-së të nënshkruar nga zëdhënsaj Sarandë Bllaca./rajonipress/