Hidromorava

LDK me akuza serioze ndaj Alban Hysenit, e akuzojnë për devijim të projekteve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Përpos kësaj, shqetësuese është dëmtimi dhe devijimi i shtratit të lumit Llapushnica e mbulimi i gjelbërimit me tonelata me zhavorr thuhet në reagimin e këshilltarëve të LDK-së.

Njoftimi i LDK-së

Sot, në emër të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, kërkuam qasjen në disa dokumente zyrtare të Komunës siç janë:
1) Shkëputja e kontratës për punët ndërtimore në Stadiumin e Qytetit
2) Rekomandimet nga ekspertet e prokurimit
3) Rekomandimet e Auditorit të Brendshëm

Gjithashtu, për shkak të anulimit të festivalit “Gjilan Deep-Tech House”, i cili ishte paraparë të mbahet në fshatin Pogragjë më 1 gusht, kërkojmë një raport të plotë lidhur me planifikimin e organizimit dhe arsyen e dështimit.

Uji Dea

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka pasur asnjë reagim dhe anulimi i festivalit ka ndodhur njëanshëm e pa asnjë arsyetim nga organizatori.

Përpos kësaj, shqetësuese është dëmtimi dhe devijimi i shtratit të lumit Llapushnica e mbulimi i gjelbërimit me tonelata me zhavor.

Shqetësuese mbetet, poashtu, edhe përjashtimi i Këshillit të fshatit Pogragjë nga kjo çështje./rajonipress/