ARKATANA

LDK: Mbyllje impresive e fushatës në Kamenicë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Shaip Surdulli theksoi se ka ardhur koha ku ne do ta heqim qafe këtë qeveri të korruptuar të Hashim Thaçit, të kësaj qeverie që e ka diskriminuar komunën tonë dhe rajonin e Anamoravës.Ju vetë mund t`i shihni rrugët tona janë bërë të mërzitshme prej gropave, këto rrugë janë më të këqija se rrugët e arave nëpër Drenicë.

Mbrëmja e sontme ishte njëra nga më të bukurat dhe më impresivet në përmbyllje të fushatës parazgjedhore të Degës së LDK-së në Kamenicë! Tubimet e nisura ne Muçivërc, të vazhduara ne Roganë dhe duke e përmbyllur në Hodonoc, u përshkuan me një frymë entuziaste të rrallë, sepse në masën prej qindra vetash ishte një përbërje heterogjene, pra e të gjitha moshave e gjinive.

Në këto tubime pos kandidatit nga komuna Shaip Surdullit, pjesë e fushatës si gjithnjë ishin kandidatët me rrënjë nga komuna jonë Haki Demolli, Njomza Emini dhe Hazir Borovci. Gjithashtu mori pjesë edhe veprimtari i njohur i LDK-se, Avdi Pireva i angazhuar edhe në grupin e ekspertëve për planin qeverisës në sferën e rinisë dhe të sporteve.

Pas intonimit “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe prezantimit nga moderatorja e talentuar, kandidatët i përshëndetën edhe përfaqësuesit e nëndegëve përkatëse, duke u dëshiruar atyre suksese dhe fitoren e LDK-së.

Në fjalën e tij kandidati dhe kryetari i Degës, Surdulli theksoi se ka ardhur koha ku ne do ta heqim qafe këtë qeveri të korruptuar të Hashim Thaçit, të kësaj qeverie që e ka diskriminuar komunën tonë dhe rajonin e Anamoravës. “Ju vetë mund t`i shihni rrugët tona janë bërë të mërzitshme prej gropave, këto rrugë janë më të këqija se rrugët e arave nëpër Drenicë”.

FIDANISHTJA

Në vazhdim të fjalës së tij, besim në fitore e shprehu edhe me këto fjalë: “Jemi të bindur se besimin për të qeverisur do ta fitojmë ne, sepse jemi parti e popullit, sepse kemi punuar bashkë, si dhe çdo e arritur në këto lokalitete është e lidhur vetëm me kohën e qeverisjes së LDK-së. “Me ne do të bëhet Rogana – komunë, po edhe Hogoshti –komunë! Vota e votuesve të Anamoraves duhet të shkojë për LDK-ne, sepse me LDK-në do të respektohen të gjitha resurset e Anamoraves, si ato materiale po ashtu edhe ato njerëzore” ka thënë Surdulli.

Haki Demolli faktoi arsyet se pse duhet të votohet LDK-ja dhe pse të ndëshkohet PDK-ja: “. PDK-ja duhet t ndëshkohet sepse, është e korruptuar (është e 112 në botë) në një rang me vendet më të prapambetura të Afrikës, si Zimbabvea, Zambia etj. “Qeveria që e ka penguar funksionimin e shtetit ligjor, siç është vjedhja e dhomës së dëshmive, dënimet me burg të disa kryetarëve të komunave, ikja e tyre prej drejtësisë, bile edhe jashtë Kosovës, rasti i QKUK-së e të tjera; madje ka ndodhur që djemtë e shefit të deputetëve të PDK-së të rrahin policët, ku në vend se të dënohen ata me burg, policët e gjorë e kanë humbur punën. Në anën tjetër me LDK-në do të sundoje ligji, ajo ka një program që garanton, zhvillim në të gjitha fushat, i cili do të reflektojë edhe një mirëqenie për këtë popull e sidomos për të rinjtë tanë, jetë me të sigurt. Jam i bindur se do të ndodhë kthimi i shpresës dhe besimit të humbur! Pra, me LDK-në do të ndodhë Kthesa”.

Njomëza Emini shprehu vlerat e kandidatëve, në rend të parë të kryetarit të degës Shaip Surdulli, të Haki Demollit, të Hazir Borovcit, një luftëtar i njohur i lirisë, si dhe tregoi për përvojën si ish deputetja më e re në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ajo ka kërkuan votën sepse siq është shprehur ajo, ne mendojmë për ju, sepse gjenet tona janë nga këtu, dhe ne do t’i mbrojmë dhe përfaqësojmë interesat tuaja.

Hazir Borovci duke ju drejtuar masës së ekzaltuar tha: “ Ju jeni thesari, që LDK-ja e vlerëson, sepse ajo nuk ju shikon nga lart poshtë por rrafsh, jam i bindur se ju e keni kuptuar këtë udhëkryq, sepse po afrohet dita që të vendosni për shtetin e të drejtës apo shtetit joligjor, antikrimit a krimit. Ju do të vendosni për LDK-në se vetëm ajo ka programin i cili e ndryshon këtë gjendje të rendë. Kërkoj dhe jam i bindur që ju do të dilni në mënyrë edhe me masive në zgjedhje, ku presim edhe surprizë shumë të madhe në favor të LDK-së”.

Tubimet u përmbyllën me apelin që të mos hezitojnë, por të gjithë të dalin në zgjedhje me 8 qershor duke votuar numrin 54 pra Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe 5 kandidatët nga lista prej 110 kandidatëve thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.