Fundamenti

LDK: Limaj e Ahmeti, patericë e aktivitetit të Thaçit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekipi negociator ka shkelur premtimin e parë të dhënë se të mërkurën do ta votojë platformën për bisedime me Serbinë dhe atë do ta dërgojë në Kuvend, shkruan gazeta “Zëri”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova ka thënë për “Zërin” se nuk e marrin seriozisht as platformën e as ekipin negociator, pasi ekipi nuk ka kurrfarë roli përveçse të jetë patericë e veprimeve të presidentit Thaçi.

“Ky delegacion nuk e di saktë çfarë roli ka, këta partnerë koalicioni janë në krizë politike, institucionale, morale dhe e kanë futur vendin në një rrugë pa krye. Ne si LDK konsiderojmë që zoti Limaj e zoti Ahmeti janë vetëm një patericë që ta arsyetojnë aktivitetin e presidentit Thaçi”, ka thënë Rugova.

Mobi Casa

Rugova thotë se LDK-ja konsideron që platforma, por edhe ekipi janë jokushtetues dhe joseriozë.

“As që presim platformë serioze, as që presim dorëzim ose shkëmbim të dokumentacionit lidhur me rrjedhat e dialogut që i ka pasur presidenti Thaçi me Serbinë, prandaj ne këtë ekip negociator e quajmë jokushtetues bashkë me platformën e tij”, u shpreh Rugova. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.