Hidromorava

LDK: Largohet nga puna Shqipe Kastrati – Haziri !

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shqipe Kastrati – Haziri, një profesioniste e shkëlqyer në fushën e arsimit me mbi (15 ) pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në institucionet tona arsimore, duke punuar si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë së Arsimit, ish Drejtoreshë e Arsimit dhe së fundi Drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “Dardania” në Gjilan, largohet nga puna thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i LDK-së

Qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze, arbitrare dhe pa fije turpi, lë pa vend pune një profesioniste të arsimit dhe një nënë, duke mos lejuar të kthehet në vendin e saj të punës si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit, e më skandaloze ishte veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb.

Pasi që të njëjtën nuk e lejuan të kthehet në DKA ku e kishte vendin e saj të punës, kishte kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që të sistemohet në shkolla si zgjidhje e fundit vetëm për të mos mbetur pa punë, por që sistemimi i saj nuk ka gjetur mbështetje nga udhëheqësit e qeverisjes aktuale komunale. Të gjithë qytetarët e dinë dhe po e shohin se Komuna e Gjilanit është stërmbushur me nënpunës me kontrata në vepër për të cilat kryetari Hyseni, gjatë fushatës zgjedhore i kishte quajtur të jashtëligjshme dhe se me ardhjen e tij në pushtet do ti ndërpresë të gjitha.

Mobi Casa

Jo vetëm se nuk e mbajti premtimin, por e stërngarkoi administratën me këso lloje kontratash, e në disa drejtori e sektorë edhe ndoshta konsiderohen fiktive.

Për znj.Shqipe Kastrati – Haziri, me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë pune pa ndërprerje, nuk paska asnjë vend të punës në Drejtorinë e Arsimit, se vazhdimi i punës se saj i themeluar me ligj qenka shkelje ligjore sikurse nuk paska vend pune as në shkolla.

Kjo qasje dhe sjellje arrogante shpërfaqë tendencën e hakmarrjes politike ndaj kuadrove të LDK-së. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë se organet kompetente do ta zgjidhin drejtësisht rastin.

E drejta në anën e znj.Shqipe Kastrati – Haziri do të triumfojë!