Uji Dea

LDK kurrë në historinë e saj nuk ka qenë më e bashkuar sesa sot

/ 2 minuta lexim

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – LDK nuk është e përçarë nga brenda, por ka përpjekje të dështuara për ta përçarë dhe prishur imazhin e saj nga jashtë, ndokush nga partitë rivale politike. Janë normale reagimet, diskutimet dhe polemikat e brendshme, por tri shkronjat e LDK-së janë më të rëndësishme se ambiciet e individëve, qoftë me vetëdije apo pa të, të ndikuara nga ndonjë pykë e futur nga jashtëpartiakë.

Po ashtu, rregulloret brenda LDK-së duhet ta njohin kontributin e njerëzve të devotshëm dhe po ashtu të krijojë rrugë të sigurta të përfshirjes së kuadrove të reja që me të vërtetë e duan dhe besojnë në LDK, e që vijnë si “inçizues”!

Përplasjet që po ndodhin në zgjedhjet e brendshme, do të ishin të natyrshme nëse do të ndodhnin pa bujë, por këto me “kameramanë”, lënë dyshime se janë me porosi, pasi aktualisht LDK konsiderohet alternativa më serioze dhe më popullore për ta drejtuar Kosovën!

Fundamenti

Sidoqoftë, LDK kurrë në historinë e saj nuk ka qenë më e bashkuar sesa sot! Edhe po të donte dikush nga brenda përçarjen, nuk e merr forcën nga shpresa e vetme në popull – në LDK. Pra, LDK është më afër se kurrë drejt rrëzimit të Qeverisë aktuale dhe drejtimit të saj me vizion e ecje përpara!

S’ka asnjë shans për përçarje! Në fund, mendoj se LDK duhet ta parasheh me rregullore e të ndryshojë-plotësojë disa prej rregullave të saj, rreth mënyrës së regjistrimit audio-vizuel dhe inçizimeve në përgjithësi, duke u konsideruar shkelje etike përdorimin e video-regjistrimeve për motive e interesa personale!/rajonipress/