Fundamenti

LDK kundër vazhdimit të mandatit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në takimin e të hënës, ka rekomanduar vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Bordit të Kompanisë Publike “Higjiena”, Shefik Selimi dhe Beqir Hoxha, ndërkohë që ka kërkuar një raport të punës së këtij komisioni për seancën e radhës së Kuvendit Komunal.

Izmi Zeka, kryesues i KPF-së ka thënë se bëhet fjalë për vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të Bordit, të cilët i ka zgjedhë Kuvendi Komunal dhe kjo vlen derisa të nënshkruhet ligji i ri për ndërmarrjet publike, që tashmë ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, përkatësisht deri në ristrukturimin e kompanisë “Higjiena”.

Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, tha se derisa të ndodhë kjo, nuk duhet të ketë vakum në punën e bordit të kompanisë, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë këtu për emra të rinj dhe as për mandat tjetër, por për të njëjtit anëtarë që i ka zgjedhur ky Kuvend Komunal.

Eco Higjiena

Opozita (LDK) ka votuar kundër, duke thënë se nëse mandati i tyre është përmbyllë, atëherë do të duhej që Kuvendi Komunal të ketë një raport për punën e këtij bordi si dhe pastaj të zhvillohet një procedurë e re për zgjedhjen e anëtarëve të bordit.

KPF, me shumicë votash i dha mbështetje rekomandimit për vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të bordit të kompanisë ‘Higjiena’, të cilët zgjidhen nga Kuvendi Komunal, deri në ristrukturimin e kompanisë, ndërkaq i kërkoi bordit që në seancën e radhës së vendimmarrësve komunale të paraqes një raport të punës./rajonipres/