GRANDEMALL

LDK: Komuna e Gjilanit “nënë” për militantët partiakë e “njerkë” për qytetarët profesionistë e bizneset

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – “Profesionalizmin, transparencën e llogaridhënien i kishin vathë në vesh gjatë fushatës elektorale, por siç duket nuk ia kanë as më të voglën ide se si duhet të realizohen këto objektiva. Zyrat e Komunës janë të mbushura me militantë partiakë. Para profesionistëve të vërtetë, partia në pushtet po u jep hapësirë militantëve pa asnjë lloj kualifikimi profesional për punën që duhet ta bëjnë. Në vend se të tregohet transparent me ata që përfaqësojnë qytetarët e Gjilanit, pra me anëtarët e Kuvendit Komunal, ai, rolin e tij si një aktor komedian, siç ka bërë që nga fillimi, po vazhdon ta bëjë edhe tani në Teatrin e Qytetit. Imagjinojeni, për mospunën e tij del e raporton në teatër, e jo në kuvend” është thënë në konferencën e LDK-së në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para medieve ishin prezent prof. Burim Berisha, anëtar i Kryesisë së Degës dhe z.Betim Latifi, poashtu anëtar i Kryesisë së Degës.

“Profesionalizmin, transparencën e llogaridhënien i kishin vathë në vesh gjatë fushatës elektorale, por siç duket nuk ia kanë as më të voglën ide se si duhet të realizohen këto objektiva. Zyrat e Komunës janë të mbushura me militantë partiakë. Para profesionistëve të vërtetë, partia në pushtet po u jep hapësirë militantëve pa asnjë lloj kualifikimi profesional për punën që duhet ta bëjnë. Në vend se të tregohet transparent me ata që përfaqësojnë qytetarët e Gjilanit, pra me anëtarët e Kuvendit Komunal, ai, rolin e tij si një aktor komedian, siç ka bërë që nga fillimi, po vazhdon ta bëjë edhe tani në Teatrin e Qytetit. Imagjinojeni, për mospunën e tij del e raporton në teatër, e jo në kuvend!”

Transparencën e shkeli me dy këmbë edhe tek ndërmarrjet publike. Nuk publikoi askund konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Tregu”, e në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” emëroi në Komisionin e Aksionarëve një anëtar të komunitetit serb nga komuna e Parteshit, vetëm për të përmbushur pazaret e dakorduara në fushatën zgjedhore.
Ne jemi pro integrimit të komuniteteve pakicë në Gjilan dhe Kosovë, por kundër keqpërdorimit të pushtetit në mënyrë të tillë, – tha Latifi para medieve.

FITORJA

Profesori Berisha kërkoi nga i pari i ekzekutivit të tregohet më zemërgjerë me mërgatën e bizneset tona gjatë verës. Ai kërkoi që të merret një vendim për zgjatjen e orarit të punës për subjektet e biznesit në Komunën e Gjilanit.

Me këtë vendim të përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore, e cila do të ishte mirë të fillonte prej tani deri në fund të muajit gusht.
Subjektet e biznesit të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me këto orare:
E hënë, e martë, e mërkure, e enjte, e diel- deri ne ora 00:00.
E premte dhe e shtunë- deri në ora 01:00.

Ky orar do ta lehtësonte punën e bizneseve gjilanase gjatë verës dhe do u jepte hapësirë bashkatdhetarëve të frekuentojnë më gjatë këto vende.
Zgjatja e orarit të punës për bizneset, nuk nënkupton zgjatje të orarit të punës për punëtorët, pra ata nuk duhet të punojnë mbi 8 orë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së- Dega në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.