UBT

LDK kërkon raportet e auditorit dhe zyrës së personelit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan –Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka kërkuar nga Sherafedin Latifi raport të detajuar për tenderin me drunjtë dekorativ si dhe ka kërkuar nga Besim Azizi listën e të punësuarve.

Opozita në Gjilan po vazhdon duke kërkuar llogari nga pushtetarët qoftë përmes raporteve apo kërkesave me shkrim që u adresohen drejtorive të caktuara. Kësaj radhe Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka kërkuar nga Sherafedin Latifi auditor i brendshëm raport të detajuar për tenderin me drunjtë dekorativ si dhe ka kërkuar nga Besim Azizi listën e të punësuarve.

Mehmeti e ka përkujtuar Latifin se është zyrë kompetente dhe se duhet të ju përgjigjet grupeve politike në kuvendë komunal kur kanë kërkesa konkrete në lidhje me auditime të caktuara në fusha të caktuara që i përkasin administratës komunale .Mehmeti ka kërkuar nga auditori që ai zyrtarisht të merret me auditimin e tenderit që ka të bëjë me drunjtë dekorativ në komunën e Gjilanit .

Fundamenti

“Kërkojmë që në afat më të shpejtë të mundshëm duke e konsideruar si rast ad-hoc me një rëndësi të veçantë të merreni me auditimin e këtij tenderi. Ne kërkojmë që të bëhet një auditim detal për këtë tenderë dhe në ndërkohë të na dërgoni neve si grup politik më i madh në kuvendë komunal rezultatet e këtij auditivi” ak thënë Mehmeti.

Mehmeti ka kërkuar nga Latifi që gjatë auditimit tek ai të mbretëroj serioziteti,profesionalizmi dhe paanësia institucionale.“Gjithashtu ju kujtojmë se nëse nuk hasim në përgjigje pozitive në lidhje me këtë kërkesë do të gjejmë forma tjera përmes së cilave ju do të duhej ta kryeni në mënyrë obligative këtë kërkesë. Shpresojmë që të mos ketë nevojë për mjete tjera të realizimit të kësaj kërkese përveç kësaj shkrese që do të duhej të jetë obligative për ju” ka shkruar Mehmeti .

Shefi i grupit të LDK-së gjithashtu ka kërkuar nga Besim Azizi shef i personelit që t`ia dërgojë listën e plotë të stafit civilë që është duke punuar në komunë të Gjilanit.
“Kërkojmë që kjo listë të jetë e plotë duke përfshi edhe shënimet e mëposhtme,paga,kontrata,pozita,kualifikimi,koha e pranimit etj./rajonipress/