Mobi Casa

LDK kërkon nga inspektorati i punës të vizitoj inspeksionin dhe kadastrën

/ 3 minuta lexim

Gjilan – LDK vlerëson se në ato hapësira nuk ekzistojnë as kushtet minimale për punë normale të këtyre zyrtarëve komunal si dhe në këtë formë dhe në këto hapësira është duke u rrezikuar shëndeti dhe siguria e këtyre punëtorëve të këtyre drejtorive. Nga ana e juaj kërkojmë që zyrtarisht të merreni me këtë rast dhe të na informoni në lidhje me këtë shqetësim si LDK thuhet në kërkesën e Arben Mehmetit dërguar Basri Zejnullahut.

Grupi i këshilltareve të LDK-së që përfaqësohet nga Arben Mehmeti ka kërkuar nga Basri Zejnullahu – kryesues i Inspektoratit të Punës në Regjionin e Gjilanit që të vizitojë drejtorinë e inspeksionit dhe atë të kadastrit për të parë kushtet e punës.

“Duke pasur parasysh se jeni institucion zyrtarë i zbatimit të ligjit nr.2003/19 në lidhje me sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës, si dhe ligjeve të tjera që rregullojnë këtë fushë të mbrojtjes së interesave të punëtorëve kërkojmë që të vizitoni drejtorinë për inspeksion si dhe drejtorinë e kadastrit, pronës dhe Gjeodezisë të komunës së Gjilanit me qëllim që të konstatoni se siguria për ata punëtor si dhe hapësira e punës a janë në harmoni me kushtet e punës që kërkohet me ligjet në fuqi për një punë normale pa rrezikuar shëndetin e punëtorëve të këtyre drejtorive” thuhet në letrën e Mehmetit.

Eco Higjiena

Mehmeti ka thënë se ne vlerësojmë se në ato hapësira nuk ekzistojnë as kushtet minimale për punë normale të këtyre zyrtarëve komunal si dhe në këtë formë dhe në këto hapësira është duke u rrezikuar shëndeti dhe siguria e këtyre punëtorëve të këtyre drejtorive. Nga ana e juaj kërkojmë që zyrtarisht të merreni me këtë rast dhe të na informoni në lidhje me këtë shqetësim si LDK.

“Përmes kësaj kërkese ne dëshirojmë që të jemi në funksion të mbrojtjes së interesave të këtyre punëtorëve sepse ne mendojmë se në masë të madhe është duke u cenuar shëndeti dhe siguria e këtyre punëtorëve andaj ne si Grup politikë vetëm jemi duke e ushtruar një përgjegjësi ligjore që është në funksion të alarmimit në lidhje me kushte joadekuate të punës dhe në kundërshtim me ligjet që rregullojnë këtë aspekt, dhe në momentin që konstatoni shkelje të ligjit të sanksiononi ata që kanë vendosë që këto dy drejtori të vendosen në ato hapësira pa as kushte minimale për punë normale” thuhet në kërkesën e Mehmetit drejtuar Basri Zejnullahu kryesues i Inspektoratit të Punës në Regjionin e Gjilanit./rajonipress/