UBT

LDK kërkon heqjen e vendimit të kushtëzimeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Pas rekomandimit të Ministrisë së Adminstrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dërguar kreut të komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për heqjen e kushtëzimeve për qytetarët, LDK kërkon nga kreu i komunës që me vendim të menjëhershëm të tërheqë vendimin e kushtëzimeve të qytetarëve të marr padrejtësisht ndaj tyre.

Sarandë Bllaca zyrtarë për informim në LDK tha se ky subjekt politik shumë herë ka kontestuar këtë vendim duke pasur për bazë mirëqenien ekonomike që ka sot qytetari gjilanas.

“LDK mendon se ka forma të tjera për t’i bindur qytetarët t’i kryejnë obligimet ndaj institucioneve të tyre.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) vetëm ka vulosur konstatimin tonë që kemi deklaruar se me këto vendime kreu i komunës është në kundërshtim me ligjet e legjislacionit” tha bllaca.

GRANDEMALL

LDK edhe njëherë i bënë thirrje kreut të komunës së Gjilanit që t’i zbatojë në tërësi rekomandimet e marra nga MAPL dhe menjëherë t’i heqë këtë barrë të rëndë që është duke e bartur mbi supet e veta qe një kohë të gjatë qytetari gjilanas.

Ne mendojmë që “sqarimet” tjera të kërkuara nga kreu i komunës për t’i bindur MAPL ta ndryshojnë rekomandimin e tyre, nuk është gjë tjetër pos gabim spektakular i radhës që jemi mësuar t’i shohim nga ky pushtet,që interesat e tyre janë më të rëndësishme se ato qytetare tha Bllaca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.