UBT

LDK kërkon dorëheqjen e Riad Rashitit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, kërkon nga Riad Rashiti që të ofrojë dorëheqjen nga pozita e Drejtorit për Zhvillim Ekonomik.Sarandë Bllaca zëdhënëse e LDK-së tha se dorëheqja kërkohet pas publikimit të konfliktit të interesit për të mbajtur dy pozita menaxheriale, në sferën private dhe atë zyrtare.

“Kërkojmë nga Riad Rashiti që urgjentisht të ofron dorëheqjen nga pozita e drejtorit për zhvillim ekonomik. Ne si LDK kemi informuar qytetarët qysh në tetor të vitit të kaluar që zotëria në fjalë shpeshherë si “zëdhënës” i ri i komunës së asaj kohe Riad Rashiti është në konflikt të interesit duke shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor për zhvillim ekonomik në komunë dhe si menaxher një kompanie sigurimesh me seli në Gjilan” thotë Bllaca.

Bllaca tha se zëdhënësi i ri i tetorit 2012 në atë kohë ka pas fyer LDK-në dhe strukturën e saj duke u paraqitur para opinionit Gjilanas si njeri i Ligjit dhe punës.

Mobi Casa

“Pas vërtetimit të konfliktit të interesit edhe nga Agjensioni Antikorrupsion se ky zëdhënës i ri i Komunës është në konflikt të interesit, ne kërkojmë që menjëherë të liroj pozitën e drejtorit për zhvillim ekonomik, ose të shkarkohet urgjentisht nga shefi i tij Qemajl Mustafa . Ne si LDK kërkojmë urgjentisht që të jepen sqarime para publikut për veprimtarin e këtij zyrtari gjatë kohës së ushtrimit të dy pozitave njërës zyrtare dhe tjetrës private, sepse ne me kohë kemi paralajmëruar për konflikt interesi tek ky zyrtar komunal” ka thënë Bllaca.

Kjo na forcon bindjen tonë se nepotizmi, familjarizmi, militantizmi dhe konflikti i interesit dominon në këto institucione komunale që i ka mbuluar e keqja nga keqqeverisja gjatë kësaj kohe.

“Ne si LDK mburremi që më në fund për hir të opinionit Gjilanas e vërteta është sqaruar dhe ju zoti Rashiti jeni humbës dhe për humbësin është vetëm një alternativë, alternativa e largimit në mënyrë njerëzore nga pozita që duhet t`ju brejë gjatë gjithë jetës “përfundon letra e Bllacës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.