Eko Higjiena

LDK: Keqqeverisja e Thaçit merr fund më 8 qershor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Viti ka vazhduar me aktivitete elektorale në shpalosjen e programit zgjedhor me anëtarët dhe simpatizantët e saj.

Tubimi i sotëm është mbajtur në Kabash në nëndegën e LDK-së, ku të pranishmëve iu është drejtuar kryetari i degës së LDK-së në Viti, njëherit edhe kryetar i komunës Sokol Haliti duke theksuar nevojën e ndryshimit të qeverisjes aktuale, që sipas tij nuk është treguar efikase. “LDK në krye me akademik Isa Mustafën, është e vetmja alternativë e cila mund ta mposhtë keq qeverisjen e deritanishme dhe PDK-në e Hashim Thaçit. Qytetarët e Vitisë dhe mbarë Kosovës meritojnë një trajtim më të mirë dhe këtë e mundëson vetëm qeverisja e udhëhequr nga LDK”, është shprehur Haliti, raporton rajonipress.

Uji Dea

Kurse Faruk Nura kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar vetëdijesim të elektoratit për përkrahjen e kandidatëve nga komuna e Vitisë, sepse edhe Vitia ka njerëz intelektualë që mund të përfaqësojnë atë edhe në kuvend, por pse jo edhe në Qeverinë e ardhshme me kryeministër Isa Mustafën. Duke ftuar për përkrahje drejt fitores, Musa Misini poashtu kandidat për deputet ka thënë se Hashim Thaçi e ka humbur besimin si tek ndërkombëtarët ashtu edhe te qytetarët e Kosovës dhe për këtë do të ndëshkohet nga qytetarët të cilët do ti japin fund kësaj keq qeverisje me 8 qershor.

Edhe Kosovare Azemi kandidatja e vetme nga dega e LDK-së në Kllokot, ka theksuar se ajo ka kandiduar me qëllim që ta mposht kauzën e madhe të Hashim Thaçit. Ajo me këtë rast elektoratit të Kabashit iu ka drejtuar me fjalët se në Kabash mbizotëron vetëm një parti, e ajo është LDK e cila ka njerëzit më të mirë dhe më intelektualë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.