Fundamenti

LDK: Kamenicës nuk i duhen skena të tilla, reformat duhet të bëhen në pajtim të plotë me prindërit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Urgjentisht kërkojmë të ketë komunikim institucional dhe me banorët që fëmijët mos të pësojnë por të vazhdojnë mësimin në shkollat e tyre. Prindërit duhet të jenë akterë në çdo vendimmarrje thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.

Pamjet e tilla të sotme në Shkollën e Shipashnicës së Poshtme janë shqetësuese dhe të papranueshme. Këto veprime në emër të reformës nuk janë adekuate. Çdo investim bëhet për banorët dhe paraprakisht duhet të pajtohen banorët. Në këtë situatë të krijuar pas vendimeve të Kryetarit të Komunës për riorganizim të shkollave dhe Vendimit të Ministrisë së Arsimit për vazhdimin e mësimit tensionet po vazhdojnë. Ata që po pësojnë janë nxënësit e këtyre fshatrave.

Urgjentisht kërkojmë të ketë komunikim institucional dhe me banorët që fëmijët mos të pësojnë por të vazhdojnë mësimin në shkollat e tyre. Prindërit duhet të jenë akterë në çdo vendimmarrje.

Eco Higjiena

Kamenicës nuk i duhen skena të tilla. Reforma duhet të bëhen në pajtim të plotë me Prindërit.

Dega e LDK-së në Kamenicë.