UBT

LDK ka humbur çfarëdo arsye dhe nuk ka më kredi thirrjeje për besim

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Konferencat e së shtunave të LDK-së, as sharmë nuk po japin, e le më diç tjetër,prandaj shumë ka rëndësi, kush çfarë thotë, kur dhe si e thotë është shprehur Shefik Surdulli.

Zëdhënësi i Komunës Shefik Surdulli ju ka përgjigjur komisionit për ekonomie me argumentet e shumta që e demantojnë teorinë e LDK-së se ekonomia është lënë anash nga qeverisja e tanishme.

Surdulli tha se LDK përmes sektorëve të saj po emiton PDK-në si dikur sa ishte në opozitë. PDK si opozitë, atëherë ishte shumë aktive, si në Kuvend, në komitete dhe kudo me konstruktivitet shtrinte ndikimin e saj.

Dhe duke qenë serioze dhe artikuluese e denjë e interesave të elektoratit të saj dhe qytetarëve në përgjithësi, arriti bindshëm të krijoj besimin tek qytetarët të cilët me faktet që ua ofronim, e hetuan shmangien ekstreme të LDK-së pushtetare nga rruga të cilën ajo e kishin proklamuar.

Surdulli tha se Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, atëherë kishte deponuar në prokurorinë komunale një padi prej 151 faqesh, për keqpërdorimet e shumta dhe abuzimet me pushtetin. Në skandale financiare dhe afera të shumta korruptive ishin përfshirë pothuajse e gjithë udhëheqja e atëhershme e LDK-së në pushtetin komunal në Gjilan.

Tjetër gjë është që atëherë kishim të bënim më një drejtësi të “përgjumur” dhe në të shumtën e rasteve dosjet e LDK-së kalonin pa u hetuar dhe zullumi i pushtetit mbi qytetarët veçse trashej. U deshtë vetë sovrani t’ia tregoj vendin LDK-se dhe kështu Gjilani shpëtoi pa dalë krejt fare, ngase po të zgjaste edhe më, ashtu si po shkonte me LDK-në, vështirë se do ngrihej ndonjëherë në këmbë.

Sipas Surdullit dashi Zoti e populli dhe Gjilani shpëtoi, ndërsa qytetarët e morën veten. Investimet kapitale u shtrinë në të gjitha anët, në fshat e qytet, pa dallim. U asfaltuan rrugë dhe u hapën të reja qoftë edhe për një shtëpi diku në malore, pavarësisht se cila ishte ajo familje e që nga ne shihej vetëm si qytetarë yni.

Poashtu u ndërtuan shkolla, anekse shkollash, ambiente për sport e rekreim të nxënësve nëpër shkolla, parqe e hapësira të shumta gjelbëruese, ujësjellës e ndërtime të kanalizimeve të reja, e shumëçka u ndërtua për mirëqenien e qytetarit tanë e zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës sonë.

Hidromorava

Surdulli ka përmendur edhe momente pozitive që po reflekton kjo qeverisje. “Gjilani asnjëherë më parë nuk kishte një klimë të mirëfilltë politike e të sigurisë sikur në këta katërvjetet e fundit. Komuna e Gjilanit, u shpërblye me grante nga organizata e qeverisë dhe popullit amerikan (USAID) dhe nga institucionet relevante te shtetit, për krijimin e një klime të mirë për biznes, për investime të reja nga investitore të jashtëm dhe brenda Kosovës”tha ai.

Sipas tij Gjilani ka marrë shumë shpërblime tjera për transparencë në qeverisje, për vjeljen e taksës vetanake, për shërbime të mira ne administratë, në pastërtinë e ambientit, për investime të shëndosha në bujqësi, ngritje të nivelit në arsim, si në infrastrukturë shkollore ashtu edhe në cilësi, në disiplinë të lartë në Urbanizëm e kadastër, në shërbime publike e Emergjencë, Kulturë, Rini e Sport.

Pra, në shumë sektorët e qeverisjes Komuna e Gjilanit është liderë në mesin e komunave të Kosovës. Tash së fundi, Gjilani po ndërtohet e zhvillohet edhe përmes investimeve të partneritetit publiko privat, që është model për komunat tjera në Kosovë.

Ndaj, kryetari i komunës Qemajl Mustafa dhe qeveria të cilën ai me sukses po e udhëheq, le që e kanë përmbushë planin brenda programit zgjedhor që në të gjitha zgjedhjet nga 2007-a, pareshtur e votuan qytetarët gjilanas, por atë edhe e kanë tejkaluar në shumë segmente.

Mdje Surdulli e ka siguruar LDK se edhe vitet në vijim do të mbetet në opozitë. “Përfundimi i mandatit të dytë dhe pa asnjë mëdyshje vazhdimi edhe i mandatit të tretë qeverisës nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemajl Mustafa kryetar, do të rezultojë me përmbushjen e plotë të programit mandator dhe ambicie të reja për Gjilanin qytet modern, qytet kulturor e univezitar, konkurrent me këto vlera, me popujt e vendet tjera të përparuara në rajon e më gjerë”.

Ka mbet prapa ajo kohë dhe ka ikur përgjithmonë, kur LDK me “betime” e ikonografi, flamuj e hymne, kishte “hipnotizuar” popullin dhe merrte haraçin e saj në emër të demokracisë, lirisë e pavarësisë së vendit, por që asnjëherë nuk dëshmoi se është e denjë ta drejtojë këtë vend dhe të qeverisë mirë e mbare me komunën e Gjilanit.

Ndaj, LDK ka humbur çfarëdo arsye dhe nuk ka më kredi thirrjeje për besim tek qytetarët Gjilanas. Shëndosh, ka edhe më keq! Shumë parti s’janë më, po ka edhe që po zhbëhen tha Surdulli./rajonipress/