GRANDEMALL

LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – “Atifetja nuk duhet të harrojë se postin e ka donacion. Ne e kemi shndërruar atë nga një qytetare e rëndomtë në njeriun e parë të shtetit.

Prandaj tash ajo duhet të tregohet burrëreshë dhe të japë dorëheqje”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija.

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës konsiderojnë se liderët institucionalë e partiakë nuk e kanë për obligim që t’i respektojnë vetëm ligjet, por edhe ta ruajnë nderin dhe burrërinë e tyre. E këto tipare të njeriut, sipas tyre, ruhen duke u dalë zot fjalëve të dhëna, qoftë me gojë, qoftë në formë të shkruar.

E ata që nuk u qëndrojnë mbrapa zotimeve paralajmërohen se mund të vishen me etiketën “i pafytyrë”.

Hidromorava

Predispozitat për të marrë të tilla mbishkrime nga LDK-ja aktualisht i kanë Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan, Chris Dell.

Të katërtit janë thirrur nga LDK-ja që ta përmbushin marrëveshjen e prillit të vitit të kaluar, mbi bazën e së cilës vendi doli nga ngërçi institucional dhe në krye të shtetit erdhi “përkohësisht” Jahjaga.

Gjatë një mbledhjeje që ka mbajtur Kryesia e kësaj partie të mërkurën është nxjerrë përfundimi se Marrëveshja e treshes Thaçi-Mustafa-Pacolli, e dëshmuar nga ambasadori Dell, dhe e pranuar si e tillë nga presidentja Jahjaga, nuk ka asgjë të bëjë me aktgjykimin që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese mbi amendamentet kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc parlamentar.

Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.