Mobi Casa

LDK-ja po ‘eksperimenton’ me idenë për qeveri gjithëpërfshirës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ideja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse nuk po shihet seriozisht as nga deputetët, por as nga analistët politikë. Sipas tyre, LDK-ja e ka të qartë se një gjë e tillë është e pamundur, por po dëshiron të shfaqet si parti e cila ka gjetur zgjidhje për problemet e vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të udhëheqë një qeveri gjithëpërfshirëse, pjesë e së cilës do të ishin të gjitha partitë politike. Por LDK-ja ka theksuar se nuk do të bëhej pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse nëse edhe vetëm një parti e kundërshton. Duke ditur qëndrimin kundër të Lëvizjes Vetëvendosje karshi kësaj çështjeje analistët vlerësojnë se LDK-ja nuk e ka seriozisht këtë iniciativë.

Eco Higjiena

Sipas tyre, LDK-ja e ka të qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, por vetëm po dëshiron të shfaqet si parti që po gjen zgjidhje për problemet aktuale në vend. Edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës një gjë e tillë është e papranueshme, shkruan Gazeta “Zëri”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se partia e tij do të bëhet pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse vetëm në rast se LDK-ja udhëheq dhe në këtë qeveri marrin pjesë të gjitha partitë pa dallim. Sipas tij, kjo ide e LDK-së ka ardhur pas situatës që është krijuar në Kosovë dhe pas pamundësisë për të shkuar në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.