UBT

LDK-ja nuk do koalicion parazgjedhor me AAK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të bëjnë koalicion parazgjedhor mes vete, ndonëse që të dyja deklarohen se i përkasin qendrës së djathtë të partive politike dhe që të dyja janë në opozitë. Është LDK-ja ajo që nuk pranon afrimin me AAK-në.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë të shtunën se këto dy parti kanë dallime substanciale.

“Pengesa për koalicion parazgjedhor me AAK-në është çështje substanciale, çështje vizionare dhe pragmatike. Përderisa kryetari i LDK-së flet për program, për qeverisje, për kualitet, për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe angazhohet për të gjitha këto, kryetari i AAK-së flet për vende pune dhe mundësinë që ai të punojë, sepse ka humbur kohë”, ka thënë ai.

Sipas tij, tashmë LDK-ja ka partnerët e saj parazgjedhorë.

Mobi Casa

“LDK-ja e ka bërë ofertën e saj të hapur që të gjitha partitë e djathta të na bashkohen, dhe kemi bërë disa marrëveshje me parti të vogla të djathta si Partia Shqiptare Demokristiane, Balli Kombëtar etj. ”, ka thënë Gashi.

ashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me AAK-në në rast fitoreje nga subjekti i tij.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar për koalicion parazgjedhor të atij niveli, mirëpo një ofertë, siç e ka quajtur ai, kredibile nga ana e LDK-së, do ta shqyrtonte.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.