ARKATANA

LDK-ja ka nevojё pёr terapi dhe pёr pak pushim!!!

/ 10 minuta lexim
GRANDEMALL

Kundërpërgjigjet Riad Rashiti – Pas simptomave tё para, analizave, diagnostifikimit se janё tё traumatizuar, kryesia e degёs sё LDK-sё pёrmes “reagimeve” veç po i vёrteton tё gjitha ato qё unё jam detyruar t’ia them ditёve tё fundit.

Andaj, pas kёsaj nuk mbetet tjetёr pos trajtimi mjekësor sipas përshkrimit tё terapisё, e qё nё mungesё tё mjekёve tuaj (qё ju tё nderuar i keni nё vuajtje tё dёnimit me burg pёr korrupsion e marifetllёqe tё tjera), ne, PDK do tё pёrkujdesemi me pёrkushtim ditёve nё vijim pёr “shёndetin” tuaj tё cenuar sepse edhe ju jeni pjesё e shoqёrisё tonё dhe trupi i saj duhet tё jetё i shёndetshёm plotёsisht dhe tёrёsisht.

Si hap i parё ёshtё qё dega e LDK-sё tё pushojё disa ditё sё paku deri nё edicionin e ardhshёm tё lajmeve tё saj “shkel e shko” tё sё shtunёs. Ky pushim edhe ashtu do tё jetё i detyruar pёr ju, sepse pas kёtij shkrimi tim tё radhёs, unё dhe pushteti i PDK-sё nuk do tё merremi tutje me reagime ndaj barcoletave tё kryesisё tuaj, edhe pse ju jeni shumё tё interesuar qё kjo tё vazhdojё deri nё pafundёsi sepse jeni bjerrakohёs dhe nuk keni punё tjetёr tё meqme pёr interesin publik tё komunёs.

Pёr fat tё keq kёshtu jeni sjellur edhe ato shtatё vite kur ishit tё vetёm dhe apsolutistё nё pushtet. Pak keni patur vullnet pёr tё punuar mbarё e mirё pёr komunёn e Kosovёn por, duhet t’ua pranojmё qё “llokopendra” keni prodhuar shumё. Jeni hajgaregji tё vёrtetё. Na ёshtё dashur neve pas ardhjes nё qeverisje qё seriozisht dhe gjatё tё merremi me hajgaret tuaja dhe t’a riparojmё e kompenzojmё kohёn qё na e shpenzuat (thuaja) kot pёr shumё vite.

Ju po silleni sikur keni tё “bame” e tё “shkelme” tё nderuar. Do tё thoshin plakat tona tё ktyne herit “nrrone venin (lokacionin) o bir se nashta veni i ka fajet…ka tё bame…”. Por, edhe kjo nuk ju bёn punё juve o tё nderuar. Problemin e keni diku tjetёr dhe po mundohem sadopak t’u ndihmoj sepse sic e thashё mё lartё tanёt jeni edhe ju. Po ua them njё humor tё shkurtё nё funksion tё kёsaj… Njёra nga kunatat nё njё familje tё madhe sё cilёs nuk i shkonte puna kurrqysh me vite i dёgjon burrat nё odё kur marrin vendim me u shpёrngulё prej vendit ku jetonin sepse sipas tyre vendi i kishte fajet pёr ngecjen e familjes. E gёzuar, nusja qё e dёgjoi muhabetin e burrave shkon te kunata tjetёr dhe i thotё qё na presin ditё tё mira sepse mora vesh qё burrat kanё vendosur tё shpёrngulemi nga kёtu e tё dalim nё njё vend tjetёr ku do tё na shkojё puna mirё. Kunata e dytё qё ishte e mprehtё nga mendja ia ktheu dhe i tha: Mos u gёzo shumё oj kunatё e dashur se nёse edhe mё tutje do t’i kemi kёta burra qё i prijnё shtёpisё, ka me na ndjekё i njёjti fat kudo qё tё shkojmё. Pra, tё nderuar ju nё LDK shihni mos i keni “tё bamet” te “burrat” qё po ju udhёheqin se nuk besojmё qё ua ka fajet lokacioni pranё sahatkullёs tuaj tё famshme.

Dёrgone parinё tuaj nё riedukim ose edhe ndёrrone se ndryshe nuk ju shkon mbarё dot. Ёshtё po e njёjta e cila e pat shndёrruar qytetin nё Jerusalem grindjesh e shpёrthimesh nёpёr makina para vitit 2007 dhe ёshtё po e njёjta e cila e pat quar formacionin tuaj politik nё rrahje me karrige nё njёrin nga kongreset tuaja nё vitin 2006. Kjo pat ndodhur para kamerave botёrore dhe pёr komprometim tё Kosovёs e tё shqiptarёve. Pёr kёtё asnjёherё nuk i keni dhёnё llogari zgjedhёsit tё ndershёm e tё pёrkushtuar tё LDK dhe qytetarit tё komunёs e tё Kosovёs.

Qytetarёt nuk ua falin tё nderuar gabimet e mёdha qё i bёtё po sidomos nuk ua falin mungesёn e kurajos pёr t’i kёrkuar falje atij. Prandaj edhe u dёnuat te kutija e votimeve edhe nё zgjedhjet e vitit 2007 por edhe nё ato tё vitit 2009 e 2010.

Shёrojeni vehten tuaj tё nderuar sepse e themi me sinqeritet se trupi dhe mendja e shёruar e LDK i bёn mirё shёndetit tё shoqёrisё sё komunёs dhe tё vendit tonё.
Mёsohuni tё jetoni, mendoni dhe punoni nё liri, tё cilёn na e solli lufta e UÇK-sё e pёrkrahur nga i gjithё populli i Kosovёs dhe miqtё tanё nё botё.

Kuptoni dhe pranoni mё nё fund faktin se bёrthama e subjektit tonё politik (PDK-sё) i priu guximshёm luftёs pёr çlirimin e Kosovёs, i priu dhe ju inkurajoi edhe ju nё periudhёn para shpalljes sё Kosovёs shtet tё pavaruar, po i prinё guximshёm ndёrtimit tё shtetit tё Kosovёs, po i prinё Kosovёs drejt integrimeve europiane dhe drejt njё zhvillimi mё tё hovshёm ekonomik tё saj. Nё kёtё rrugёtim ka edhe sfidime nga mё tё ndryshmet dhe ka edhe tё meta por kёtё rrugё tё rёndё nё tё cilёn duhet marrur vendime me peshё kruciale po e bёjmё me pёrgjegjёsi tё plotё shtetёndёrtuese, po e bёjmё me guxim qytetar, politik e njerёzor.

Disa nga ju nё LDK hiqeni frikёn nga “marksistёt” dhe “leninstёt” tuaj tё shpifur. Ata nuk ekzistojnё mё , por edhe nёse ndonjёri defilon ende kёndej, bёhuni tё sigurtё se ata nuk janё as hija e sё keqes qё ju ka pllakosur. Largojeni mentalitetin komunist dhe jugonostalgjinё e cila natyrshёm e mundon njё pjesё tё mirё tё lidershipit tuaj. Mos u hiqni si tё viktimizuar dhe sidomos mos keni frikё qё dikush po “ju ndjek prapa…” si te rasti i gjeneral Mojsiut tё Kadaresё. Rregullojeni ndёrgjegjen tuaj o tё nderuar sepse askush nuk ju kёrkon mё llogari pёr veprimet tuaja politike nga e kaluara anipse ato veprime i kanё bёrё dёme tё mёdha Kosovёs. Sidomos faji nuk ёshtё kolektiv dhe gjenerata e re nё LDK duhet tё ndjehet e shliruar nga tё bёmat e pleqnisё sё kёsaj partie e cila po e plakё tёrё trupin e saj sepse nuk po lejon ardhje e freskim tё tij.

Uji Dea

Ne nё PDK besojmё sinqerisht qё ka ikur koha e shantazhit dhe e dhunёs politike nё shoqёrinё e komunёs e tё Kosovёs. Prandaj edhe tё udhёhequr nga ky besim e kemi bёrё maksimumin e punёs pёr kёto pesё vite tё qeverisjes qё ta depolitizojmё jetёn publike tё komunёs dhe jemi krenarё qё kёtё edhe e kemi arritur nё masё tё madhe edhe nё administratё, edhe nё arsim edhe nё shёndetёsi.

Ёshtё e mrekullueshme ta shohёsh qytetarin tёnd tё gёzuar, me shpresё dhe me shkallё tё mirё tё sigurisё pёr tё nesёrmen (pavarёsisht prejardhjes sё tij politike, etnike, fetare e sociale). Kёsaj i thonё besim i njeriut tonё tё vuajtuar nё shtetin e tij – nё kryetarin e tij tё komunёs, nё kryeministrin dhe qeverinё e tij. Dhe kёtё e kemi arritur nё masё tё mirё nё komunёn e Gjilanit. Bile, me shumё zemёrgjёrёsi kryetari i komunёs pёr vite tё tёra pёr kёto tё arritura ju falёnderon publikisht edhe juve dhe sukseset i ndanё edhe me tё gjithё ju. Nuk mendojmё se ёshtё gabim, pёrkundrazi, kёshtu do tё duhej vepruar pёrherё anipse thёnё sinqerisht ju e dini fortё mirё dimensionin e klontributit tuaj nё krejtё kёto tё arritura tё qeverisjes sё shkёlqyeshme pesëvjeçare tё kryetarit Qemajl Mustafa dhe tё PDK-sё me partnerёt nё koalicion.

Leni mё nё fund qё tё vdekurit tё pushojnё nё paqё, e sidomos ata qё vdiqёn guximshёm nё fushёbeteja pёr lirinё e Kosovёs. Por, leni tё qetё edhe ata qё kontribuuan por qё zoti i mori nё shtrat e nё paqe. Merrni atё qё ishte mёsim i mirё dhe kontribut i tyre pёr lirinё e vendit tonё por mos u merrni me gjepura e fluska sapuni. E keni patur rastin ta vazhdoni rrugёn e filozofisё politike tё prijёsit tuaj shpirtёror (qё ishte i tё gjithё neve pas viteve tё ’90-ta) por ju nё realitet e bёtё tё kundёrtёn, e turpёruat me sjelljen tuaj politike, ju e shkatёrruat atё qё ai e krijoi pёr shumё vite. E kush ua ka fajin pёr kёtё o tё nderuar? PDK sigurisht qё jo.

Prandaj, ne mendojmё se juve qytetari i Kosovёs dhe Gjilanit nuk do t’ua jep edhe pёr kohё tё gjatё tё drejtёn tё qeverisni me institucionet komunale dhe shtetёrore, sepse ju si formacion nuk u dёshmuat asnjёherё se e keni qёllimin fisnik, guximin e duhur dhe dijen e nevojshme pёr tё qenё avangardistё. Ёshtё PDK qё e dёshmoi kёtё dhe po vazhdon ta dёshmojё pa lodhje me kryetarin e komunёs dhe kryeministrin e vendit por edhe me lidershipin tjetёr nё nivelin lokal e qendror. Ju u vetshkatёrruat politikisht. Prapё ju pyesim, a ua kemi ne fajin tё nderuar?

Hyni reformёs sё thellё dhe kthjelluni tё nderuar. Arena ёshtё e hapur pёr tё gjithё. Populli vetёm njёherё i ka besuar rrenёs tuaj tё madhe. Duhet tё jepni dёshmi materiale se nuk do ta rreni dhe nuk do ta mashtroni mё. E kjo don shumё kohё dhe shumё punё e sinqeritet qё ne nuk po e shohim te ju as nё horizont.

Ёshtё tepёr e njohur praktika e rrugëtimit tё karvanit dhe lehjes sё qejve, e cila praktikё ёshtё e shkruar mrekullueshëm nё letёrsitё e kombeve anekënd rruzullit tokёsor dhe thotё kёshtu disi ”…e derisa turma e lakejve e lehnin pa ia nda, karvani e bёnte sigurtё rrugёn e vet. Lehjet bёheshin pёrherё mё tё rralla e mё tё shuara… Karavani lёvizte drejtё destinimit tё tij mendueshёm por i bindur se do tё haste prapё nё turma lakejsh qё do ta lehnin, do tё lodheshin dhe do tё ndaleshin dhe ktheheshin tё zhgёnjyer pёrherё… “

Ne po vazhdojmё tё sigurtё pёrpara pёr tё bёrё punё tё mirё pёr komunёn dhe qytetarin e saj e tё Kosovёs e ju zgjidhni nёse doni t’a merrni mёsimin e mrekullueshёm tё demokracisё qё po ua japim pёr kёto pesё vite apo ndoshta keni vendosur tё jeni pёr mё gjatё kohё ajo pjesa e dekorit tё karvanit tonё duke kontribuar vetёm me tё “lehura”.
Ne do tё donim sinqerisht qё juve t’u ndodhё ajo e para…

Kёsaj here kaq e po qe nevoja e nisim ndonjёherё tjetёr pa pёrtesё.

Mirupafshim LDK nё arenat demokratike tё komunёs.

Autori ёshtё drejtor i Zhvillimit Ekonomik nё Komunёn e Gjilanit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.