LDK-ja festoj në Gjilan e Viti, PDK në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fitorja e Lutfi Hazirit të LDK-së në Gjilan dhe ajo e Sokol Halitit në Viti ka ndikuar që aktivistët e këtij subjekti politik të festojnë deri në orët e vona. Ndërkaq në Kamenicë kanë festuar simpatizantët e PDK-së dhe të koalicionit për fitoren e Begzad Sinanit.

LDK-ja ka fituar në Gjilan e Viti derisa ka humbur në Artanë. PDK-ja ka humbur Gjilanin e Vitinë derisa ka fituar Kamenicën.

Fitorja e Lutfi Hairit të LDK-së në Gjilan është festuar deri vonë nga aktivistët e këtij subjekti politik. Mijëra simpatizantë kanë festuar para teatrit të qytetit derisa vet Lutfi Haziri ka thënë se tani e tutje do të udhëheq me Gjilanin për ta zhvilluar atë në të gjitha drejtimet.”Besimi i juaj më obligon mua që të jem përkrah jush dhe që bashkë të ecim përpara” ka thënë Haziri.

Uji Dea

Edhe Sokol Haliti është shprehur i gëzuar për fitoren e tij në Viti. Haliti ka thënë para masës së tubuar në qendër të Vitisë se tani do ti rreket punës dhe obligimeve që e presin si kryetar i Vitisë. “Kam premtuar ndryshime në Viti dhe ky ndryshim tani erdhi. Besimi i qytetarëve më obligon që tani e tutje vërtet të jemi më afër kërkesave të qytetarëve të Vitisë” ka thënë Haliti.

Kurse Begzad Sinani i cili fitoj përballë Shaip Surdullit ka thënë se fitorja e tij është fitore për ta ndryshuar Kamenicën. Edhe Sinani ka festuar deri vonë derisa para simpatizantëve ka thënë se ndihet i privilegjuar që ka marrë besimin, por edhe do të jetë përgjegjës për punët që e presin.

Ndërkaq në Novobërdë bajgush Ymeri ka humbur përballë rivalit të tij serb. Ymeri edhe në ditën e zgjedhjeve ka shprehur reagimin e tij se ka mbetur i vetëm përballë tërë Qeverisë së Serbisë dhe strukturave të saja paralele të instaluara në Artanë./rajonipress/