LDK-ja e thërret tash Atifetën, presidente

/ 1 minutë lexim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në deklaratat e mëhershme i referohej presidentes së vendit në emër Atifete, ndërsa të hënën, në akademinë përkujtimore të LDK-së për ish presidentin Rugova, ai ka ndërruar mendje, pasi i është drejtuar Jahjagës me fjalën presidente.

“Këtë herë dëshiroj t’i falënderohem edhe presidentes Atifete Jahjaga për akademinë e organizuar si dhe për traditën e cila po vazhdon të përcillet në vendi tonë”, ka thënë Mustafa, njofton “Epoka e Re”.

Uji Dea

Në akademinë përkujtimore të LDK-së për ish presidentin Ibrahim Rugova, Mustafa e Jahjaga kanë ulur afër dhe për disa minuta kanë bërë muhabet së bashku.