ARKATANA

LDK-ja e ruan humbësin për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Isa Mustafa e ka humbur Prishtinën, por jo edhe besimin e një pjese të anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, ka thënë të hënën se Mustafa do ta këtë mbështetjen e LDK-së për të vazhduar drejtimin e kësaj partie si dhe do ta kandidojë atë për kryeministër të Kosovës.

“Natyrisht do të jetë lider i LDK-së dhe do të vazhdojë me punë dhe së bashku do të vazhdojmë edhe të punojmë për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme. Ky është qëllimi ynë. Sa i përket humbjes në Prishtinë, mendoj se prishtinasit po e shohin Isën si kryeministër, e jo si kryetar i Prishtinës, mendoj se kjo është e gjitha. Pra ky është një mesazh, ‘Isë t`i zotni je Kryeministër dhe do të të votojmë për kryeministër, prandaj hiq dorë nga komuna’”, ka deklaruar Rugova.

Fundamenti

Humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë, ai e ka ndërlidhur edhe me sakrificën që Mustafa ka bërë për t’u rritur LDK-ja në nivel të Kosovës. “Rritja e LDK-së është rezultati i Isa Mustafës, pasi ai nuk ka lënë cep të Kosovës dhe degë të kësaj partie pa vizituar, jo një herë, por disa herë”, ka thënë Rugova, duke shtuar se pavarësisht humbjes së LDK-së në Prishtinë, kjo komunë vazhdon të jetë bastion i LDK-së dhe me LDK-në…(Tribuna).