RCCOLA

LDK-ja e Gjilanit flet përçart

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Durim Kadriu – LDK- ja në Gjilan ka nisur të flas përçart, ka nisur të flas gjëra që janë në kundërshtim me realitetin. Këtë e them duke u bazuar në dy deklarata. E para është deklarata e z. Lutfi Hazirit se autostrada Prishtinë – Gjilan do të bëhet, edhepse ministri nga partia e tij, posa u ngjit në pozitën, gjënë e parë që e bëri e pezulloi autostradën e shumëpritur.

Pra e do të bëhet a nuk do të bëhet, dhe nëse po, kur do të bëhet? Aman na tregoni se të një partie jeni. Deklarata e dytë, që erdhi nga deputetja Bunjaku- Rexhepi ishte tej larg e pakuptimtë. Ajo, dje bëri thirrje që të miratohet ligji që rregullon pushimin e vikendit për punëtorët e sektorit privat, ngase sipas saj, paskemi vetëm një jetë. Çudi! Ajo vetë bënë pjesë në partinë që është zvarritësja dhe penguesja kryesore e kësaj iniciative.

Në njërën anë me muaj e zvarrisin dhe e pengojnë iniciativën për të dielën pushim në sektorin privat, kurse në anën tjetër thonë se një jetë kemi. Prej kur paskemi vetëm një jetë? Prej djeshit? Po deri para pak javësh sa jetë kishin punëtorët e sektorit privat? Ata kanë qenë njerëz me një jetë edhe para pak javësh, nuk kanë qenë maca me shtatë shpirta. Pos, nëse ata i shihni si kafshë dhe pa asnjë vlerësim njerëzor, tamam sikur maca a qenë, a kuaj, a kushedi se çka.

Hidromorava

Tani, krejt papritur po shfaqni njerzillëk, derisa pa pikë turpi e keni zvarritur dhe penguar ( partia juaj dhe disa asambleistë të partive tjera). A ju ka lënë memoria juve apo po mendoni se opinioni i ka trutë e peshkut dhe harron brenda pak minutash se çka keni bërë? Sipas jush populli çka është? A është macë me shtatë shpirta, a është njeri me vetëm një jetë apo është peshk me zero memorie? Apo e shihni popullin si vegël me të cilin mund të luani si të doni?

Pse deri tash e penguat ligjin për pushimin e vikendit për punëtorët privat? Sepse, ndoshta shumica prej jush keni biznese private dhe aty ndoshta edhe iu mohoni të drejtat elementare. Pse mu tani i ndryshuat qëndrimet për 180 shkallë? Ndoshta, se tek tani e keni kuptuar gomarllëkun që e keni bërë. /rajonipress/