ARKATANA

LDK-ja do hapet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vazhduar takimet me strukturat e partisë në Prishtinë.

Sipas tij, në këto takime u konstatua se në pjesë të ndryshme të Prishtinës, por edhe të degëve të LDK-së janë arritur rezultate shumë të mira, ndërsa në disa mjedise rezultatet kanë ngecur.

Eco Higjiena

“Dje pasdite, takova Degën e Parë dhe Degën e Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë , në përbërje të kryetarëve degëve, anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të nëndegëve. Diskutuam për rezultatet e procesit zgjedhor në Prishtinë dhe Kosovë dhe për organizimin për zgjedhjet e ardhshme nacionale.U konstatua se në pjesë të ndryshme të Prishtinës, por edhe të degëve të LDK-së janë arritur rezultate shumë të mira, ndërsa në disa mjedise rezultatet kanë ngecur. Në debat u shpreh gatishmëria e plotë për një punë më të ngjeshur dhe më të përkushtuar me anëtarësinë dhe me qytetarët dhe një përfshirje më e madhe e njerëzve të rinj dhe femrave në proceset e ardhshme politike dhe qeverisëse, si pjesë e reformimeve të brendshme të LDK-së. Në takim u konstatua se LDK është e vetmja parti politike e cila në këto zgjedhje shënon rritje evidente. Degët shprehën besimin e plotë në fitoren në zgjedhje të ardhshme nacionale dhe në fitoren e Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku LDK ka tani numrin më të madh të këshilltarëve komunal”, thekson Mustafa në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.