GRANDEMALL

LDK-ja dhe PSD-ja në Gjilan dënojnë heqjen e Lapidarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega ne Gjilan, e konsideron të papranueshme sjelljen e djeshme të shtetit serb, i cili në mënyrë të vrazhdë e hoqi nga sheshi i Preshevës Lapidarin e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas LDK-së ky akt është në vazhdën e veprimeve të njohura të regjimeve të Beogradit, kundër të cilave kanë luftuar dëshmorët shqiptarë të Kosovës Lindore, emrat e të cilëve janë skalitur në atë lapidar, të cilin Beogradi zyrtar sot e vodhi brutalisht.

LDK-ja e vlerëson këtë akt si një mjet presioni ndaj shqiptarëve të mbetur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndaj i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta shtojë kujdesin për qytetarët e atjeshëm shqiptarë, të cilët janë më të shtypurit dhe më të diskriminuarit në Evropë thuhet në reagimin e LDK-së.

Uji Dea

Edhe dega e PSD-së në Gjilan e ka dënuar largimin e lapidarit në luginën e Preshevës.

PSD në Gjilan reagon me rastin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë. PSD shpreh indinjatën dhe reagon ndaj politikes hegjemoniste të shtetit serb, ndaj politikave diskriminuese dhe jo demokratike drejtuar popullatës së pa mbrojtur shqiptare të Luginës së Preshevës.

PSD në Gjilan shpreson në maturi dhe urti të popullatës shqiptare dhe shpreson në bisedime të mëtutjeshme të forcave politike shqiptare të Luginës me Qeverinë e Serbisë, për tejkalimin e kësaj situate. Shpresojmë se spektri politik dhe popullata e Luginës ka forcë dhe mençuri që të tejkaloj këtë situate delikate duke ruajtur maturin dhe veprimet e panevojshme thuhet në reagimin e PSD-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.