KKGJILAN

LDK ishte qortuese e shumë veprimeve të paligjshme

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Si subjekt politikë kemi qenë monitoruesit dhe qortuesit kryesorë të shumë veprimeve të paligjshme të kësaj qeverisje e cila në vazhdimësi dhe në masë të madhe e ka degraduar komunën e Gjilanit duke e shndërruar këtë komunë në një enklavë të veçantë që punon vetëm për interesa zonave tjera të Kosovës dhe që vetëm për kohën e zgjedhjeve përkrahet me njerëz për të marrë / keqpërdorë / vota në Gjilan dhe për t`i kapitalizuar ato vota në zonat tjera nga vine këta pushtetarë dhe duke na e harxhua edhe një buxhet edhe ashtu të vogël që e kemi si komunë tha Arben Mehmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan sipas Arben Mehmetit me vëmendje të madhe e ka përcjellë punën e qeverisjes komunale të Gjilanit gjatë këtij viti dhe në vazhdimësi në të gjitha format e mundshme publike ka shprehë shqetësimin e saj në lidhje me shumë veprime që kanë cenuar në masë të madhe ligjshmërinë në komunën e Gjilanit, transparencën e punës në raport me qytetarët e komunës së Gjilanit, grupet e interesit si dhe shoqërinë civile.

“Si subjekt politikë kemi qenë monitoruesit dhe qortuesit kryesorë të shumë veprimeve të paligjshme të kësaj qeverisje e cila në vazhdimësi dhe në masë të madhe e ka degradue komunën e Gjilanit duke e shndërruar këtë komunë në një enklavë të veçantë që punon vetëm për interesa zonave tjera të Kosovës dhe që vetëm për kohën e zgjedhjeve përkrahet me njerëz për të marrë / keqpërdorë / vota në Gjilan dhe për t`i kapitalizuar ato vota në zonat tjera nga vine këta pushtetarë dhe duke na e harxhua edhe një buxhet edhe ashtu të vogël që e kemi si komunë” tha Mehmeti.

Mehmeti i cili këto komente i bëri në një konferencë për medie tha se në këtë mënyrë krerët komunal të kësaj qeverisje duhet ta bartin barrën e keqqeverisjes dhe shndërrimin e komunës së Gjilanit në një zonë të mbyllur dhe pa perspektivë dhe për këtë ata duhet të japin llogari para qytetarëve të komunës së Gjilanit sepse në masë të madhe e kanë dëmtuar imazhin e kësaj komune, dhe i cili imazh kohë të gjatë do të mbetet i papërmirësueshëm.

Mehmeti tha se Gjilani për dallim nga këto komuna ende qe 5 vite ballafaqohet me çështjen e trajtimit të ujërave të zeza si një problem elementarë i kohërave klasike që shumë vende tjera këtë problem tashmë e kanë harruar dhe tash kanë probleme tjera të natyrave tjera krahas zhvillimeve konformë kohës në të cilën po jetojmë si psh, ato komuna tashmë kanë Universitetet publik, autostradën, fabrikat e ndryshme prodhuese, biblioteka, shumë shkolla, dhe investime të mëdha që këto komuna i ofrojnë me komunat simotra në regjion për nga zhvillimi dhe krejt këto zhvillime pozitive të këtyre komunave janë si rezultat i mbështetjes që ju bëhet nga Qeveria e Kosovës që për komunën tonë nuk po tregon respekt.

Sipas Mehmetit Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe shkelje të mëdha ligjore si p.sh, shkelje te Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale, Menaxhim Financiar në kundërshtim me Ligjet në fuqi të fushës financiare, shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, shkelje të Ligjit të Konflikteve të Interesit, shkelje të vendimeve të kuvendit komunal e disa ligje tjera, shqetësime të cilat ne si subjekt politikë vazhdimisht i kemi potencuar dhe vazhdimisht kemi dashtë të japim kontributin tonë në këtë çështje, por se pak është marrë parasysh ky rolë i yni konstruktivë dhe pozitivë në shumë fusha.

“Kjo qeverisje lokale për këtë vit do të mbahet mend shumë sa i përket dëmtimit të interesit lokal në fushën e ekonomisë dhe fushave tjera duke u lënë në dispozicion territorin kompanive të huaja që janë jashtë komunës së Gjilanit dhe në këtë mënyrë kanë ndihmuar në mbylljen e shumë bizneseve vendore dhe disa prej tyre janë në prag të falimentimit për shkak të trajtimit joadekuatë nga qeverisja lokale” shtoj Mehmeti.

RCCOLA

Poashtu gjatë këtij viti do të mbahet mend kjo qeverisje për futjen e komunës në borxhe të mëdha të papërballueshme e që në të ardhmen do të jetë me shuma pasoja për komunën tonë e që direkë rezulton me faktin se kjo komunë nuk e ka bazuar punën në rregulla por në interesa të ngushta e që në demokraci quhet Anarki.

Mehmeti mendon se problem kryesorë në këtë komunë gjatë këtij viti ka qenë instrumentalizimi i kuvendit komunal nga ekzekutivi i komunës dhe indirektë duke u ndihmuar nga kryesuesi i kuvendit. “Dhe në fund kjo qeverisje do të mbahet mend këtë vit për afera të ndryshme, hetime penale, keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe shumë shkelje tjera që me kohë besojmë se organet e drejtësisë do të finalizojnë veprimet e tyre në harmoni me interesin komunal”.

Do të ishte mirë për të gjithë pa dallim politik që komuna jonë të ishte komunë shembull për të mirë në fushën e investimeve zhvillimore, e jo komunë ku bëhen eksperimente të ndryshme dhe që në vend të ndërtimit të universitetit publik planifikohet të ndërtohet një burg kjo tregon perspektiven e kësaj qeverisje lokale.

Ne tha Mehmeti i rekomandojmë udhëheqjes komunale që zyrtarisht ta testojë veten / autoritetin në raport me qytetarët e komunës sonë dhe ndikimit që ka në Prishtinë duke i drejtuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës që autostradën ta devijojë nga Ferizaji edhe në drejtim të Gjilanit, që përfshinë një gjatësi rretë 35 km.

Meqenëse një devijim të tillë si duket do ta lejojë Qeveria e Kosovës në drejtim të Graqanicës dhe vetëm me këtë formë të përkrahjes mund të themi se sado pak ka interesim nga Qeveria për rajonin tonë meqenëse investime tjera nuk po ka.

Dhe në fund Mehmeti tha se kërkojmë që në momentin e shpalljes si kundërkushtetues vendimin në lidhje me kushtëzimin e qytetarëve për shërbimet publike në komunën e Gjilanit që kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i kuvendit automatikisht duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre dhe të merren me organet e drejtësisë sepse me vetëdije kanë shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës që është vepra më e rëndë që mund ta bëjnë zyrtarët publikë dhe në këso situata automatikisht ka sanksione penale dhe zyrtare të formës institucionale sepse kemi të bëjmë me shkelje të aktit më të lartë të shtetit./rajonipress/