GRANDEMALL

LDK ishte më aktive dhe më e organizuar gjatë viteve 90-ta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Anton Quni deputet në Kuvendin e Kosovës, njëherësh ish shef i shtabit operativ në brigadën 138 “Agim Ramadani”, ka thënë se roli i mërgatës sonë në mbështetjen e luftës çlirimtare ishte i madh.

“Roli i mërgimtarëve në themelimin e Ushtrisë së Kosovës”.Kjo ka qenë tema që dega e LDK-së ka mbajtur të enjten ku edhe u vlerësua roli i mërgimtarëve në çlirimin e Kosovës dhe shtetformimin.

Kreu i LDK-së së Gjilanit Lutfi Haziri ka folur për rolin e madh që ka pasur mërgata jonë në të gjitha periudhat, duke përfshirë veçmas periudhën e luftës çlirimtare, rolin e madh që pati mërgata në themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe roli i saj i madh tani në ndërtimin e vendit

Kurse,Anton Quni deputet në Kuvendin e Kosovës, njëherësh ish shef i shtabit operativ në brigadën 138 “Agim Ramadani”, ka thënë se roli i mërgatës sonë në mbështetjen e luftës çlirimtare ishte i madh.

Quni tha se përkundër identifikimit të palëve në luftë si formacione ushtarake, policore, guerile etj, mërgata është pjesë aktive e ndikimit të drejtpërdrejtë në profilizimin, zhvillimin, performancën dhe suksesin e këtyre formacioneve.

FITORJA

Quni tha se mërgata po ashtu luan rolin e saj si aktere e parapërgatitjeve për luftë, ndikuese e fuqishme në kohëzgjatjen e luftimeve dhe një ndër protagonistët kryesor në sanimin e gjendjes pas përfundimit të luftës.

Sipas Qunit, mërgata e organizuar në subjekte politike, shoqata humanitare, kulturore etj, do të qëndrojë karshi kërkesave dhe nevojave për mbështetjen e formacioneve luftarake që nga fillimi i viteve të 90-ta kur ato vepronin si grupe guerile e deri te formacionet taktiko-operative të UÇK-së të komanduara nga Shtabi i Përgjithshëm dhe formacionet e UÇK-së si pjesë e FARK, nën organizimi ne ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Quni tha se në vitet e 90-ta organizimi më masovik, më i strukturuari, më aktiv, ku mërgata e kulmojë tërë energjinë e potencialin, ishte LDK-ja. Sipas tij, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës , programit politik të saj, në rrethana të reja të luftës, presidentin e Republikës Dr Ibrahimi Rugovën e mbështeti për komandant suprem të FARK-ut.

“Duke iu përgjigjur urdhrit të prerë se obligim i çdo qytetari është ta mbrojë pragun e shtëpisë, dhe duke iu përgjigjur kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jasharit, nga mërgata shqiptare në funksion të luftës u vunë të gjitha mundësitë politike, ushtarake, financiare, morale…”, ka thënë Quni.

Ai tha se edhe tani pas çlirimit të vendit, mërgata ka rolin e saj në demokratizimin e vendit, forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, e të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.