ARKATANA

LDK: Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, jashtëzakonisht serioze

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend, shkruan Gazeta “Zëri”.

Se nuk është përpiluar agjenda se si të veprohet tutje pas takimeve mes krerëve opozitarë e ka pohuar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili gjatë një bisede për “Zërin” ka thënë se hapat e mëtejshëm për rrëzim të Qeverisë do të bëhen të ditur pas përfundimit të takimeve.

ARKATANA

“Pas këtyre takimeve do të bëhen publike dhe do të analizohen edhe veprimet e domosdoshme për t’u materializuar mocioni. Kjo është e rëndësishme. LDK-ja aktualisht nuk ka vendosur çështje të tjera ose agjendë tjetër, përpos të fillojë me këto takime, ndërkohë pas këtyre takimeve do të dalin nevojat se çfarë hapash duhet të ndërmarrë LDK-ja, me kë duhet të takohet”, ka deklaruar ai.

Por ajo çka është e sigurt sipas Selmanajt është se iniciativa e LDK-së për koordinimin dhe për bashkërendimin e veprimeve të opozitës për rrëzim të Qeverisë është jashtëzakonisht serioze. Ndaj qeveria e tanishme sipas deputetit të LDK-së nuk guxon të vazhdojë edhe më tej që të udhëheqë me shtetin e Kosovës. “Për LDK-në është shumë e qartë se kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më shpejt që është e mundur. Normalisht për hapat dhe për veprimet politike do të analizohen takimet, veprimet, përfundimet dhe më pas vlerësohen se cilët janë hapat për të ecur tutje”, ka theksuar ai./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.