GRANDEMALL

LDK: Haradinaj s’ka të drejtë të arsyetojë sulmin ndaj shtëpisë së Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reguar për gjuhën e përdorur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një emisioni televiz mbrëmë, duke thekson se askush nuk ka të drejtë të arsyetojë veprime e sulme të tilla në shtëpi private dhe në familje.

Haradinaj ndër të tjera mbrëmë ka thënë se “nuk mundet Isa Mustafa të thotë se po ma ngucin shtëpinë, kur ai po ma nguc shtetin. Bashkësia e komunave serbe po ma nguc shtetin, për të cilin kemi luftu dhe vdekë”.

Kurse LDK thotë se Haradinaj, nuk mund ta konsideroj Kosovën vetëm të tijën, duke justifikuar sulmet ne bomba molotovi në shtëpinë dhe familjen e Kryeministrit, duke u thirrur në kauza krejtësisht fiktive.

Fundamenti

“Sulmet në familje dhe shtëpi private janë ligësi dhe vepra kriminale, nga të cilat duhet të hiqet dorë dhe të distancohen të gjithë, thuhet në reagimin e LDK-së.

Haradinaj, sipas LDK-së, nuk mund ta shfrytëzojë marrëveshjen për Asociacionin si argument për të justifikuar atakimet e shtëpive private.

“Këtë marrëveshje e ka votuar AAK-ja dhe është bashkëshkruar nga nënkryetari i parë i AAK-së. Sa i përket demarkacionit, edhe kjo çështje do të zbardhet shpejt nga komisioni ndërkombëtar”, përfundon reagimi i LDK-së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.