HW

LDK: Haradinaj po e keqpërdor me qëllim marrëveshjen për Demarkacion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e nënshkruar në mes të presidentit Thaçi dhe presidentit Vujanoviq.

LDK ka thënë se kjo po keqinterpretohet dhe keqpërdoret me qëllim nga kryeministri Haradinaj.

Mobi Casa

Reagimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron edhe një herë të sqarojë se Deklarata e nënshkruar ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe atij Malit të Zi po keqintepretohet me qëllim dhe po keqpërdoret nga kryeministri Haradinaj.
Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë nënshkruar marrëveshje për të korrigjuar kufij, por, nëpërmjet një Deklarate të përbashkët, e kanë konfirmuar Marrëveshjen e vitit 2015, e cila kërkohet të ratifikohet ashtu si është nënshkruar dhe ashtu si e ka ratifikuar Mali i Zi.
Po ashtu, Deklarata e dy presidenteve, siç e thekson edhe vetë Presidenti i Kosovës, nuk ka karakter legal, është vetëm një akt i vullnetiti të mirë, prandaj nuk përbën obligim. Me të nuk është vedosur asgjë e re, prandaj pretendimi i Hardinajt është i pavërtetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron se baza për korrigjimin e gabimeve eventuale mbetet Marrëveshja e vitit 2015.
Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron kryeministrin Hardinaj si një nga përgjegjësit kryesorë që vendi ynë është izoluar gjatë tri viteve të fundit, si përgjegësin kryesor që imazhi i Kosovës është rrënuar dhe që vedni është kthyer në pronë të liderëve politikë.
Duke e dikur këto, ai po përpiqet të krijonë opinion të pavërtetë dhe po vazhdon t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.