FITORJA

LDK : Gumnishta e Vrapqiqi të harruar nga pushteti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i LDK-së në Gjilan zoti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë vizitoi sot fshatrat Vrapqiq e Gumnishtë. Haziri premtoi që me ardhjen e LDK-së në pushtet, punën e parë që do ta bëjmë, do të jetë rregullimi i ujit të pijes. Ju garantoj për këtë punë sepse unë sot po shoh që ju jetoni jashtëzakonisht në kushte të vështira, tha Haziri.

Fillimisht kryetari Haziri u ndalë në fshatin Vrapqiq, ku u njoftua për së afërmi për problemet qe kanë banorët e kësaj ane.

“Nuk kemi as ujë të pijes, ende rryma është monofazë, shikoni rrugët si na kanë lanë si të jemi 100 vjet mbrapa” – i tha një banor i mllefosur kryetarit Haziri.

Fundamenti

Haziri premtoi që me ardhjen e LDK-së në pushtet, punën e parë që do ta bëjmë, do të jetë rregullimi i ujit të pijes. “Ju garantoj për këtë punë sepse unë sot po shoh që ju jetoni jashtëzakonisht në kushte të vështira”, tha Haziri.

Më pas, kryetari Haziri vizitoi fshatin Gumnishtë. Edhe ky fshat i harruar në tërësi nga pushtetarët, pas pritjes miqësore që Rrahman Hajdini i bëri kryetarit Haziri, foli për gjendjen e rëndë ekonomike që mbretëron në këto anë. “A po e sheh o kryetar, nuk kemi asgjë, nuk jemi vizituar asnjëherë nga pushteti, nuk jemi ndihmuar kurrë, nuk ka ma keq, nuk i kemi as gjërat elementare për jetë”.

Duke dëgjuar hallet e tyre, Haziri premtoj përkujdesje maksimale për familjet me nevojë. Ai garantoi banorët qe menjëherë pas ardhjes në pushtet të LDK-së, prioritet i yni do jeni ju, ne ju garantojmë që ju do ta keni përkrahjen maksimale të pushtetit pas 3 nëntorit, do të ndihmoni me të gjitha gjërat elementare që jeta juaj të bëhet më e lehtë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.