Hidromorava

LDK e shqetësuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në fshatra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vlerësojmë se është një papërgjegjësi që deri në këtë kohë nuk është rregulluar çështja e mirëmbajtjes dimërore e rrugëve thotë Arben Mehmeti nga LDK-ja.

Shefi i LDK-së Arben Mehmeti me një letër zyrtare ka kërkuar nga Qemajl Mustafa dhe Hatixhe Daku informacione zyrtare rreth tenderit të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve, meqë sipas tij tashmë në shumë rrugë të qytetit dhe kryesisht të fshatrave ka pengesa të shumta në qarkullim.

“Deri më tani kjo çështje ka qenë dashtë të rregullohet përmes tenderit publik dhe kjo vonesë nuk duhet të ketë asnjë justifikim sepse në këtë formë pësojnë qytetarët e komunës së Gjilanit në masë të madhe dhe se komuna dhe zyrtarët komunal do të duhej të japin llogari në lidhje me mos ushtrim adekuatë të përgjegjësive konformë kohës” ka shkruar Mehmeti.

Eco Higjiena

Mehmeti mendon se kjo është një papërgjegjësi që deri në këtë kohë nuk është rregulluar çështja e mirëmbajtjes dimërore e rrugëve.

“Ne kemi marrë shumë shqetësime nga disa lokacione në qytet dhe fshatra prandaj dëshirojmë që urgjentisht të na njoftoni në lidhje me këtë problem. Ne kërkojmë që të ketë një mobilizim maksimal të institucioneve komunale dhe të përdorni të gjithë mekanizmin institucional me qëllim që në mënyrën më të mirë të ndihmohet qarkullimi i papenguar në këtë drejtim në të gjitha lokacionet e komunës dhe se situata është e papërballueshme për shumë qytetarë kryesisht nëpër disa fshatra malore” ka thënë Mehmeti.

Madje Mehmeti ka kërkuar që një ditë para seancës së Kuvendit Komunal të ofrohet një informatë me shkrimë sa i përket këtij problemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.