UBT

LDK e Gjilanit unike dhe e gatshme për fitoren e madhe të 22 tetorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Strukturat e LDK-së i kanë konfirmuar Lutfi Hazirit se kanë rifilluar takimet me qytetarët e Gjilanit, duke shfaqur unitetin e plotë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 22 tetorit. Në takim u tha se fryma e fitores që po mbizotëron në LDK, sikur edhe nëpër çdo nëndegë të saj, është garanci i fitores së madhe në zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale, 22 tetorit, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Qëllimi i takimit ka qenë për përgatitjet e strukturave dhe aktivizim më i madh për zgjedhjet e ardhshme komunale.

Fundamenti

Kryetari Haziri tha se Gjilani do t’i ketë katër deputetë të LDK’së dhe koalicionit, duke thënë se ky është përfaqësim më i lartë se në zgjedhjet e kaluara, por i mbetet edhe shumë punë kryesisë, Kuvendit dhe kryetarit të Degës.

Në këta takim u tha se në fund të korrikut do të ftohet Kuvendi i Degës për të vendosur politikat e reja dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale.

Strukturat e LDK’së i kanë konfirmuar kryetarit Haziri se kanë rifilluar takimet me qytetarët e Gjilanit, duke shfaqur unitetin e plotë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 22 tetorit. Në takim u tha se fryma e fitores që po mbizotëron në LDK, sikur edhe nëpër çdo nëndegë të saj, është garanci i fitores së madhe në zgjedhjet e 22 tetorit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.