KKVITI

LDK e Gjilanit: Të gjitha qendrat janë hapur me kohë, proces i bardhë i mëngjesit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan, në konferencën e parë për media, ka prezantuar para publikut informatat e para për ecurinë e procesit zgjedhor.

Në emër të Shtabit të Degës, Arbër Ismajli, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

KKVITI

“Sipas komisionerëve dhe vëzhguesve tanë në terren, deri tani nuk ka raportime për ndonjë parregullsi dhe procesi i mëngjesit është i bardhë. LDK apelon qytetarët e Gjilanit që të dalin në mënyrë masive e solemne dhe ta ushtojnë të drejtën e tyre me votë demokratike për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ismajli.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri voton sot në ora 9.45, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”./rajonipress/