Fundamenti

LDK e Gjilanit mbjell fidan në rrugën “Idriz Seferi”, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri së bashku me kandidatët për deputet, kanë mbjellë një fidan në oborrin e selisë së Lidhjes Demokratike, përkatësisht në rrugën “Idriz Seferi”, në përvjetorët e mëdhenjë të lindjes dhe vdekjes së kolosit të kombit.

Kryetari Haziri ka thënë se ky është një akt simbolik i LDK’së me porosinë për ruajtjen dhe mbrojtjen ambientit tonë.

Fundamenti

“Pikërisht në rrugën që e mban emrin e kolosit të Karadakut, kjo është simbolikë dhe thirrje edhe njëherë për qytetarët që ta ruajnë dhe mbrojnë mjedisin. Dua të theksoj se Komuna e Gjilanit, si asnjëherë më parë, iu ofron të gjithë qytetarëve që duan të shënojnë ndonjë përvjetorë të rëndësishëm, qoftë martesë apo maturë, ne ju ofrojmë hapësirë në qytet. Në këtë mënyrë, ne e mbrojmë jetën tonë”, tha kreu i LDK’së në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.