UBT

LDK e Gjilanit mbështetë Lutën në realizimin e projekteve milionëshe për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë, të udhëhequra nga kryetari Lutfi Haziri, kanë mbajtur sot Kuvendin e fundit për vitin 2016. Gjatë takimit, kreu i LDK-së dhe i Komunës, Lutfi Haziri, ka folur për punën dhe angazhimin e qeverisë komunale, kryesisht për projektet madhore që Gjilani dhe Anamorava po i gëzon falë qeverisjes me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët, duke ua bërë jetën më të mirë.

Kuvendi i Degës miratoi raportin e punës dhe planet zhvillimore të Gjilanit, të cilat janë paraqitur në orët e pasditës.

Strukturat e Degës i kanë dhënë mbështetje maksimale kryetarit Haziri dhe ekipit të tij për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtyre tre vjetëve të qeverisjes, duke shfaqur gëzimin që tashmë Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë dhe i qendrave të mëdha europiane, pasi në vitin 2017 do të jenë mbi 29 milionë euro investime publike, që janë më të mëdhatë që nga paslutfa.

Eco Higjiena

Në këtë takim, kanë raportuar edhe Forumi i Gruas dhe ai i Rinisë për aktivitetet e tyre gjatë vitit 2016, ndërkaq punimet i ka përshëndetur ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, kryetari LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli, sikurse edhe ai i Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Strukturat e LDK-së në Gjilan, në fund të takimit kanë vlerësuar lartë figura e ish-sekretarit të Degës së LDK-së dhe ish drejtorin e DKA-së në Gjilan, Agim Rexhepi, i cili është sot është ndarë nga jeta./rajonipress/