Fundamenti

LDK e Gjilanit falënderon votuesit për mbështetjen, hyn në riorganizim të brendshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me aktin e dorëheqjes së kryetarit, Isa Mustafa, që nënkupton përgatitjet për Kuvendin qendror zgjedhor të partisë, sikurse edhe vlerësimi i hershëm i rezultatit zgjedhor.

Gjatë takimit është vendosur që të hyhet në analizë dhe vlerësime të brendshme, që përfshinë gjithë strukturën organizative, në përputhje me pritjet dhe rezultatin zgjedhor.

UBT

LDK në Gjilan do t’i kthehet vetvetes, do të merret me politikat lokale, me riorganizimin e saj të domosdoshëm dhe çdo të detyrë që Kuvendi i ri, kryetari dhe kryesia e re LDK-së do ta parashohin në prioritetet e saj.

LDK i falënderon të gjithë votuesit e saj në Gjilan për mbështetjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, sikurse edhe të gjithë qytetarët, të cilët me shprehjen e vullnetit të votës së lirë, treguan kulturë të lartë qytetarie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.